• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusia po kryen ‘gjenocid’ ndaj ukrainasve

-Instant, Lajme, Planet



Rusia është e përfshirë në një “përpjekje të qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke akuzuar Moskën për gjenocid, shkruan The Guardian.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse e kishin kthyer rajonin Donbas, ku aktualisht janë përqëndruar në “ferr” dhe tha se numri i viktimave në rajonin Chernihiv në Ukrainën veriore  ishte shumë i lartë.

Nuk ka asnjë “shpjegim ushtarak” për vrasjen dhe shkatërrimin në masë, tha ai.

Në Donbas, pushtuesit po përpiqen të rrisin presionin. Bombardimi brutal dhe absolutisht i pakuptimtë i Severodonetsk, me 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vetëm një ditë. Bombardimet dhe granatimet e qyteteve të tjera, sulmet ajrore dhe raketore të ushtrisë ruse – e gjithë kjo nuk është vetëm armiqësi gjatë luftës.

Sulmet ruse në rajonin e Chernihiv, në veçanti sulmet e tmerrshme në Desna, sulmet e vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet e Ukrainës qendrore, Donbasi është shkatërruar plotësisht – e gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë.

Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas.

Ky është ai që do të cilësohet si gjenocid i popullit ukrainas dhe për të cilin pushtuesit patjetër do të dalin para drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *