• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj mbledh sërish Grupin Parlamentar në selinë blu

-Instant, Lajme, Të fundit



Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sërish pasditen e së premtes Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja në selinë blu pritet që zhvillohet në orën 16.00.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë sërish zgjedhja e kreut të ri të shtetit. Kujtojmë se në mbledhjen e së enjtes që zgjati për tre orë dhe ku nuk mori pjesë “Rithemelimi”, u propozuan një sërë kandidatësh për President.

Në përfundim nga moria e kandidatëve të propozuar u zgjodhën për t’u shqyrtuar më tej vetëm tetë prej tyre.

Lista e kandidatëve

1.Leonard Demi

2.Arben Çejku

3.Dritan Demiraj

4.Dashamir Shehi

5.Rexhep Uka

6.Halim Kosova

7.Leka Zogu

8.Visar Zhiti



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *