• |
ide | kryesore

36 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



36 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 937 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. 20 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnjë, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 250 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (21 Maj 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442
Raste pozitive 275,838
Raste të shëruara 272,091
Raste Aktive 250
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Fier 27
Korçë 17
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *