• |
ide | kryesore

I paralizuar prej 24 vitesh, babai i dy fëmijëve kërkon ndihmë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



24 vite më parë Artan Bala mbeti i paralizuar. Ishte një aksident me kamion e që prej asaj dite e deri më sot trupi i tij ka pësuar deformime.

Në atë kohë punonte në minierën e Martaneshit. Dhe pse i siguruar thotë se nuk ka përfituar asgjë.

Është 42 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Tregon se në gjendjen e tij nuk mund t’iu sigurojë asgjë atyre.

“Nuk jam i zoti me mbajt familjen. Kam dy fëmijë, nuk kam mundësi.”

Pej 5 vitesh gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe mungesa e një karroceje po e rëndon më tepër.

“Ju lutem më ndihmoni me ndonjë karrocë me çfarë të jetë e mundur. Nuk kam karrocë. Rri gjithë ditën shtrirë në krevat, kam dhimbje mesi, këmbësh.”

I ati i tij Azemi, 76 vjeç e ka pengun më të madh të të birin. Me halle pa fund shpreson se djali mund të bëhet më mirë, por i duhet që të kryejë një operacion jashtë Shqipërisë

“E kemi dërgu tek profesor Petrela dhe ka thënë se nuk mund të vendos dorë mbi të. Një operacion jashtë Shqipërisë edhe mundet ta përmirësojë gjendjen e tij”.

Kjo familje në Kombinat në rrugën, Shaban Bardhoshi, shpresat i kanë tek ndihmat e qytetarëve sadopak që ti ndihmojnë në mënyrë që tua lehtësojnë peshën e dhimbjes./ Ora news



1 Comment

  1. Ky eshte 42 vjec dhe i paralizuar qe 24 vite me pare.Domethene ai u paralizua kur ishte 18 vjec.Po femijet kur i beri? Mos ndoshta i beri kur ka qen i paralizuar? Sikur nuk shkon kjo histori!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *