• |
ide | kryesore

Java e parafundit: Teuta rrezikon Europën, Seferi e Guindo mendojnë vetëm për golat

-Instant, F1, Sport



Një derbi është një derbi edhe kur lojërat janë vendosur, edhe kur dikush është rrëzuar e tjetri është kampion. Dinamo-Tirana mund të mos ketë vlerë renditje, por për blutë është mundësia për të krijuar ide më të qartë për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë e për kampionët e rinj të vendit shansi për një tjetër trofe, atë të golaëshnuesit më të mirë të kampionatit, me Seferin në garë me Guindon me nga 17 gola. Në anën tjetër, Teuta rrezikon gjithcka për gjithcka kur në Niko Dovana të mbërrijë Laçi. Kurbinasit e kanë siguruar vendin e dytë, ndërsa Teuta ka nevojë për fitoren për të shpresuar, në kohën kur bardhezinjtë mendojnë vetëm ta bëjnë Guindon të shënojë sa më shumë.

Pikërisht nga këtu nis synimi i Shehit për t’i dhënë sulmuesit të tij mbështetjen më të madhe të mundshme, duke rreshtuar në derbi të gjithë titullarët, që natyrisht vëmendjen do ta kenë te furnizimi i numrit 99. Rikthehet Xhixha në formacion pas problemeve me abdominalet me sulmuesin që ka një feeling special me Seferin, por që në këtë rast do të jetë një asistman i vërtetë, bashkë me Gjumsin. Pankinë për Devid, që do ti lërë vendin e qendërsulmuesit Seferit, për të qenë më afër portës. Zhivanaj është i skualifikuar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e fundit, ndërsa mesfusha është e gjitha e Tolit, Totres e Limajt. Pak dyshime edhe përpara Bekajt, me Najdovskin që sapo ka rinovuar, përkrah Behiratche, ndërsa Tosevski e Ismajlgeci do të luajnë në krahët e mbrojtjes.

Reduktohen në fakt zgjedhjet e teknikut për ndeshjen me Dinamon, me Qefalijan e Nikshin që janë lënë për U-21, por edhe nëse do t’i kishte në dispozicion vështirë se Shehi do të ndryshonte formacionin, që ka synimin e qartë të fitojë ndeshjen duke e vënë Seferin sa më shpesh para portës, duke i dhënë një dorë në luftën për Këpucën e Artë të sezonit, për të krijuar një avantazh të mirë para javës së fundit të Superiores.

SUPERIORE, JAVA E XXXV
21/05/22
Dinamo   17 : 00 Tirana
Vllaznia   17 : 00 Egnatia
Partizani 17 : 00 Kastrioti
Teuta       17 : 00 Laçi
Kukësi     17 : 00 Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *