• |
ide | kryesore

“Manastiri Resort” në zonën e mbrojtur të Butrintit, Michael Granoff: Pyetje legjitime, por është përgjegjësi e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit është pyetur sot nga Zëri i Amerikës edhe për “kafshimin” e zonës së mbrojtur rreth Butrintit, aty ku qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e “Manastiri Resort”.  A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme? Për këtë pyetje kreu i AADF tha se duhet të merrni përgjigje te qeveria.

“Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë. Pra gjëja për të cilën ne duhet të shqetësohemi është rritja e nivelit të detit, që e dëmton këtë zonë. Një nga gjërat që ne mendojmë të bëjmë është t’i sjellim këta ekspertë, që të na ndihmojnë për barrierat natyrale, që mund të ndërtojmë, me qëllim që uji të mos ndikojë në këtë zonë në të ardhmen. Ky është një shembull që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen. Çfarë ndodh përtej kësaj nuk është pjesë e punës sonë dhe duhet të kujtoni se ne nuk jemi qeveria dhe ne nuk kemi kontroll mbi tokën në këtë vend, siç ne nuk mund të kontrollojmë nëse dikush do të ndërtojë në plazhin e Durrësit. Pra pyetjet që më bëtë për zhvillim tregtar jo në pjesën e Butrintit, ku ne jemi aktivë, është një pyetje shumë e mirë për qeverinë dhe është përgegjësi e qeverisë. Kjo është një pyetje lehjitime për zonën e Butrintit, por jo në zonën, në të cilën ne do të jemi aktivë”, ka thënë Michael Granoff. 

Lidhur me projektin e “Manastiri Resort”, përfaqësues të opozitës kanë thënë se leja është dhënë për njerëz të afërt me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *