• |
ide | kryesore

“Mund të zgjedhë trajnerin e lojtarët e PSG”: ja oferta e çmendur që i ktheu mendjen Mbappé

-Instant, Sport



Real Madrid-Kylian Mbappé, gjithçka e përfunduar. Në të vërtetë jo. Njoftimi zyrtar i sulmuesit francez pritet të dielën, por vendimi për të qëndruar në Paris duket thuajse i sigurt. Oferta e përmirësuar stratosferike e drejtuesve katariotë, nxitja e stafit të tij dhe e familjes, po e bindin sulmuesin të thyejë fjalën e dhënë ndaj Real Madrid, që pas dy refuzimeve, në gusht dhe 4 muaj më parë, nga Paris Saint-Germain për ofertat prej gati 200 milionë eurosh, priti fundin e sezonit për të tentuar francezin me parametër zero, duke qenë se kontrata e tij me parisienët do të skadojë më 30 qershor.

Pak ditë më parë nga Spanja kishte mbërritur ajo që dukej si akord i mbyllur, i konfirmuar disi edhe nga lajmet e dy ditëve më parë, këtë herë nga pala franceze, për pamundësinë e blerjes së fanellës së PSG-së me emrin e Mbappe. Tani të dy “fraksionet” konfirmojnë ofertën e re të Al-Khelaifi: 50 milionë euro paga në vit (10 më shumë se oferta e Realit), 120 milionë bonuse nënshkrimi (130 për Realin) dhe pothuajse të gjitha të drejtat e imazhit (Perez arriti në 100%). Për më tepër, parisienët do t’i ofronin atij “carte blanche” në projektin sportiv, me mundësinë e zgjedhjes së shokëve të skuadrës dhe trajnerëve, të gjithë faktorë që e bindin Mbappen për të qëndruar.

23-vjeçari i ka kërkuar më shumë kohë Realit, por gjithsesi të dielën, një ditë pas ndeshjes së fundit të PSG-së në kampionat, ai do të shpallë – ndoshta drejtpërdrejt në televizion – zgjedhjen e tij përfundimtare. Dhe në Madrid ata kanë filluar të kenë frikë nga një kthesë e re, pikërisht afër finishit. Pak a shumë si në vitin 2017 kur Reali ishte i sigurt se mund ta rrëmbente nga Monaco dhe, në vend të kësaj, erdhi befasia e nënshkruar nga PSG.

E ËMA: “OFERTA EKUIVALENTE NGA PSG E REAL, VENDOS AI”
Nëna e Kylian Mbappe, Fayza Lamari, flet për të ardhmen e djalit të saj: “Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën, ka ardhur koha që Kylian të vendosë. Dy propozimet janë të njëjta ekonomikisht, nuk ka dallime të mëdha, por presim që Mbappé të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk ka negociata të tjera. Në ofertën e Real kemi fuqinë e plotë të të drejtave të imazhit, nga ana tjetër është një shpërblim ekonomik që e kompenson këtë gjë, me pak fjalë nuk ka asnjë ndryshim mes të dyjave, janë të ngjashme”, tha ajo për Kora Plus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *