• |
ide | kryesore

Një arbëresh fiton zgjedhjet në Australi, Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ri

-Instant, Lajme, Të fundit



Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet federale të Australisë.

Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.

Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte.

Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Përveç mbiemrit, a ka Albanese prejardhje shqiptare?

Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barletta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.

Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin Apulia. Sipas faqes greke, “Greek City Times”, në Apulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe se nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian, që ka gjasa të mira për t’u bërë kryeministër.

Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga italishtja në gjuhën shqipe do të thotë “shqiptar”.

Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë, të cilët janë larguar nga trojet e veta në Ballkan dhe janë vendosur në pjesët jugore të Italisë në Epokën e Mesjetës, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.



9 Comments

    1. Apulia eshte regione Puglia me qender Barin. Barleta eshte qytet nja 60-70 km ne veri te Barit dhe ka qene pjese e mbreterise se Napolit. Hostoria na thote se Alfonsi i Napolit, pas vdekjes se te jatit u tradhetua nga shumica e aristokrateve te oborrit te tij dhe i kerkoi ndihme Skenderbeut. Skenderbeu zbarkoi ne Itali me 3000 kalores dhe thirri per bisedime komandantin e Barletes qe kishte tradhetuar Alfonsin. Kur komandanti shkoi ne takim, Skenderbeu e mbajti peng derisa Barleta iu kthye mbretit te Napolit. Me pas te gjithe princat e tjere u dorezuan nje nga nje duke njohur Alfonsin per mbret. Per ndihmen e madhe qe i dha Skenderbeu, Alfonsi i fali nje feud ne Salento (zona e Lecces) dhe aty u vendos e shoqja e Skenderbeut Donika, pas vdekjes se te shoqit, bashke me te birin Gjonin. Akoma sot ka ne Salento familje mebiemrin Castriota.

  1. Uaaaaaaa behet reference nje gazete greke per te thene qe nje rajon italian eshte me shqiptare nga e ka prejardhjen kryeministri australian. Pse more vdiqen burimet italiane dhe shqiptare qe duhet te perfshish si pordha neper breke nje burim grek?
    Dhe per cfare ceshje se. Per ceshtje etnije. E fundit nder ceshtjet ku mund ti referohesh grekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *