• |
ide | kryesore

Partia Komuniste kineze detyron Suning të shesë Interin: ja direktiva e re e qeverisë

-Instant, Sport



Në Milano nuk është vetëm cështja e shitjes së Milanit: edhe e ardhmja e Interit është gjithashtu plot zëra, mohime, thashetheme dhe prapaskena. Megjithatë, të paktën për një herë ka ardhur një qëndrim zyrtar, që në mënyrë indirekte mund të ketë pasoja për klubin zikaltër. Siç raportohet nga Wall Street Journal, në fakt, Partia Komuniste Kineze është gati të nxjerrë një direktivë të re që ndalon zyrtarët e lartë të qeverisë të zotërojnë ose të kenë aksione në prona të huaja: ky është rasti, për shembull, i Zhang Jindong dhe Interit.

Zhang Jindong është aktualisht ndër protagonistët e PKK-së dhe, nëpërmjet Suning, ai zotëron Interin, president i të cilit është djali i tij Steven (sqarim i nevojshëm pasi direktiva shtrihet për fëmijët dhe bashkëshortët: nuk do të mjaftonte, për shembull, të regjistrohet klubi zikaltër tek një i afërm).

A do të detyrohet Suning të shesë Interin me shpejtësi? Duke thënë se nuk është hera e parë që qeveria kineze është përpjekur të parandalojë përdorimin e fondeve të brendshme për të mbështetur shoqëritë e huaja – dhe për këtë arsye, prej kohësh, Interi në fakt vetë-financohet mbi të gjitha përmes operacioneve në merkato, mes daljeve dhe hyrjeve -, këtë herë lufta në Ukrainë mund të përshpejtojë procesin, pasi Pekini dëshiron të çlirohet nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Nga ana e saj, Suning vazhdon të mohojë zërat për një shitje të klubit, vetë Steven Zhang pas fitores së Kupës së Italisë kishte folur për të ardhmen, duke deklaruar se dëshironte ta mbante Interin në nivele të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *