Rusia tha të shtunën se u ka ndaluar 963 amerikanëve hyrjen në vend – përfshirë Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Moska tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që i quajti veprime armiqësore të Shteteve të Bashkuara.
“Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.
Ndalimet kryesisht simbolike të udhëtimit janë pjesë e përkeqësimit të vazhdueshëm në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që kur filloi agresioni ndaj Ukrainës më 24 shkurt, që u pasua nga sanksione drastike ndaj Moskës dhe rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.
Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu se kishte shtuar 26 emra të rinj në listën e kanadezëve që i ka ndaluar të udhëtojnë në Rusi, përfshirë shefat e mbrojtjes, drejtuesit e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëshorten e kryeministrit Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau.
Lista e re për zyrtarët kanadezë u publikua katër ditë pasi Kanadaja prezantoi një projekt-ligj që do të ndalojë Presidentin Vladimir Putin dhe rreth 1000 anëtarë të qeverisë dhe ushtrisë së tij të udhëtojnë atje.
Rusia kishte ndaluar më parë kryeministrin Trudeau, Ministren e Financave Chrystia Freeland dhe qindra kanadezë të tjerë që të hynin në vend, në përgjigje të sanksioneve kanadeze./ VOA
Ja tani kemi edhe NON grada AMERIKAN
Kur nuke respektohen domosdoshmerit.nuk permbushet interesi sepse zvoglohen mundesit pakica mud tua hellin shumices deri ne nje kufi te caktuar por ZOTIT MADHERISHEM KURRSESI DHE KESHTU PERFUNDOJN TE VETSHKATRRUAR DHE VETZHGENJIM
Nese mes ketyre ka kongresmen apo senatore atehere ata duhet te perjashtohen nga drupi
parlamentar .
ja reciprociteti qi vasalt nuk kan me dit ca osht
ik mer zorre varur
Po tani qe doli edhe biden shkerdhata non grata ca do thote kimete kurva?
ne fakt bideni po mendohej cfare the ti ne forum dhe me pas do nxjerre perfundime..ik se as qime bythe nuk je
Mos na shpalli dhe liderin tone global non grata…
Bideni ka vene koken ne krevat se nuk pranohet ne rusi..Jo per gje po pushimet i kalon gjithmone ne siberi duke gjuajtur pesh me Kermen Putin…
Amerikes t’ja marrin me llape keta orracaket. Tani edhe uzina e makinave e braktisur, do prodhoje me forcat e veta makinat…Moskvich..Ha ha ha edhe tek filmi me Sulon nuk kishte me!
per pak do ti kaloj pushimet ne ferrr
me nje kembe ne varrr eshte kari
ja caktove ti? ha ha ha russians zombies
Si te duken fiqt Zoti Blink?