• |
ide | kryesore

Totti, i infiltruari për të veshur Dybala verdhekuq: “Dua ta sjell te Roma”

-Instant, Sport



Francesco Totti dhe Roma mbeten një dyshe e pandashem e kjo jo vetëm sepse në Tiranë për finalen e Conference League ish-kapiteni nuk do të mungojë. Sa herë që mundet, Totti vendos fytyrën për të bërë “ambasadorin” e klubit e kjo edhe në lidhje me objektivat e mundshëm të merkatos si Paulo Dybala. “Të shohim nëse arrijmë ta sjellim në Romë, do ta takoj të hënën – tha ai për Sky Sport, duke folur për lamtumirën e argjentinasit me Juventusin -. Ne do të jemi në Milano për ndeshjen e Eto’o dhe do të luajmë së bashku. Dicka do tia shtie në mendje, të paktën do të përpiqem ta bëj – shtoi ai -. Shpresojmë t’ia dalim, gjithnjë nëse Roma ka të njëjtën ide si unë. Do të ishte çmenduri nëse do të thoshim se nuk na pëlqen”.

“Dybala është një djalë më introvert dhe më i ftohtë në krahasim me Chiellinin dhe situata e tij është ndryshe – vazhdoi Totti, duke folur sërish për përshëndetjen e tifozëve bardhezinj për Paulon dhe King George -. Paulo ka një tjetër shans për të qenë në gjendje të vazhdojë të luajë. Mendoj se ajo që ai tregoi ishte provë se donte të qëndronte, pastaj nuk pati marrëveshje me Juventusin…”. Fjalë që nga njëra anë lënë një shije të keqe për shkak të lotëve të Dybalas në fushë, por nga ana tjetër i hapin dyert edhe skenarëve të rinj të merkatos. Sulmuesi argjentinas, në fakt, ka përfunduar në fokusin verdhekuq dhe Totti duket i gatshëm të ekspozohet personalisht në përpjekje për të bindur Joyan të pranojë interesimin e Mourinhos dhe të nisë një aventurë të re nën hijen e Koloseut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *