• |
ide | kryesore

Vjen në jetë fëmija i parë i Heidi Lushtakut me futbollistin turk

-Instant, Paparazzi, Slider



Mund të jetë surprizë për të gjithë ata që Heidin, modelen e njohur shqiptare, e kanë ditur ende beqare. Jo vetëm që nuk është më single, por edhe është bërë edhe nënë e një djali 1 muaj më parë.

Heidi dhe futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, janë bërë prindër për herë të parë. Foton e parë me fëmijën çifti e kanë publikuar në profilin e tyre duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre që për shumë kohë e kishin mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Sipas mediave turke, 23-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh.

Nuk dihet prej sa kohësh, futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare, por Heidi nuk ka zbuluar deri tani asnjë detaj nga raporti i saj i dashurisë.



1 Comment

  1. Ka me shume lajme te tjera qe vertete do ia vlente te publikohej dhe qe i interesojne publikut, se sa ky lajm i perzgjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *