• |
ide | kryesore

Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pavarësisht bllokimit të negociatave midis dy palëve momentalisht, sipas BBC.

Ai tha se Ukraina mund të fitonte në fushën e betejës  por se lufta mund të marrë fund vetëm “në tryezën e bisedimeve”.

“Konflikti “do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë vetëm përmes diplomacisë”, tha Zelensky.

Por ai theksoi nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk donte të hiqte dorë nga asgjë. Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin lënë pezull. Ndërkohë në një kundërpërgjigje të negociatorit ukrainas, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi autoritetet e Kievit se ishin tërhequr nga bisedimet për t’i dhënë fund armiqësive.

Takimi ballë për ballë midis dy palëve ka ndodhur gati një muaj më parë, më 22 prill.



2 Comments

  1. Fund in te keqes ja jep vetem e mira.qe do thot te gjith nuke duhet te perqendrohemi tek interesi padrejtesija por e drejta haku .se pikerisht ky interest I nje nje pakice njerzish per te sunduar Boten e ka cuar njerzimin ne Kate gjendje .dhe nese do vazhdohet keshtu .mbar njerzimi do denoncojne refuzojne lojen qe po luhet.sepse faktet e te vertetes eshte raliteti dhe zhvillimet kan pergjegjes dhe nese nuke justifikohet me hak pacmangeshem kthehet ne llogari.vjen nje moment dhe as teknologjija as fuqija nuke ka vler perpara te drejtes hakut.disa padrejtesis I din vetem emrin fillimin me emer interest por as ja kan iden zhvillimin qe mbart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *