• |
ide | kryesore

A është vërtet shqiptar kryeministri i ri i Australisë? Grekët: Është i yni

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fitorja në zgjedhjet e së shtunës në Australinë e largët e liderit të opozitës, Anthony Albanese u pasqyrua menjëherë edhe në mediat shqiptare që nxituan ta etiketonin atë si “shqiptar” apo “arbëresh”. “Një shqiptar në krye të qeverisë australiane” – ishte njëri nga titujt. Kishte edhe më të përmajtur që shkruanin se bëhej fjalë për një arbëresh apo një “shqiptar” në thonjëza.

Po a është vërtet Anthony Albanese është një pasardhës i një familjeje shqiptare?

Ajo që dihet zyrtarisht është se nëna e tij ishte irlandeze ndërsa babai, Carlo Albanese vinte nga ishulli Barleta e Italisë, një qytet në rajonin e Pulias në Italinë juglindore, citon lapsi.al. Të dy u njohën gjatë një udhëtimi me anije.

“Albanese” është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar”. Sipas ancestry.com, “albanese” ishte një emër që në Itali i jepej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe nga ky komunitet vjen edhe babai i politikanit australian” – është një nga shpjegimet që japin mbështetësit e linjës se Albanese është shqiptar.

“Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë “shqiptar”. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës” – thuhet në raportimet e Oculus News, një faqe shqiptarësh në SHBA dhe Australi.

Kujdes! Në garë janë edhe grekët…

Por përveç medieve shqiptare edhe ato greke janë angazhuar të tregojnë se kryeministri i ri i Australisë u përket atyre.

“Edhe pse të gjithë Australianët e njohin Anthony Albanese për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë e dinë se atdheu i tij stërgjyshor në Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë” – Greek City Times.

Gazeta greke thotë se Barletta, vendlindja e babait të tij u themelua nga grekët e lashtë. Në shekullin e IV para Krishtit dhe prejardhja e emrit është “Baal-El” nga fenikasja kohë kur rajoni i Pulias ishte pjesë e Botës së Lashtë Greke.

Çfarë ka thënë vetë Albanese

Ai asnjëherë nuk ka folur për origjinën e tij. Kjo ndoshta se edhe babain e tij të vërtetë e ka njohur shumë vonë. Ai e dinte të vdekur babain e tij deri në moshën 15-vjeçare.

Nëna i kishte thënë se ai kishte vdekur në një aksident në Europë derisa i tha se ai mund të ishte gjallë kur u bë adoleshent. Vetëm atëherë nëna i rrëfeu se mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie gjatë një udhëtimi me anije.

Maryanne (right) with her brother and friends in the Fairsky dining room with Carlo Albanese (standing left)

Më vonë kuptoi se ishte shtatzëne, por në atë kohë ishte e vështirë të rriste një fëmijë jashtë martese. Për këtë ajo sajoi historinë se i fejuari i saj vdiq në aksident dhe vetëm në prag të vdekjes i tregoi të birit të vërtetën.

Pas vdekjes së nënës në vitin 2002 ai nisi kërkimet. Albanese nuk mundi ta gjente babanë e tij deri në vitin 2009 kur edhe krijoi një lidhje me të. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

Në një intervistë për mediat italiane, gazetari e pyeti nëse duhet ta thërriste “Allbaniz” apo “Albanese” ai iu përgjigj me humor: “Më thirr Albi”. ©LAPSI.al



34 Comments

    1. Po te gjithe Arbereshet qe jetojne ne Itali (dhe jo ata qe kane emigruar ne Shba apo Australi), jane shtetas italiane, por nuk e mohojne etnine e tyre shqiptare. E kur ata vete nuke mohojne dhe jane krenar, ti si ia mohoke origjinen e vertete?

      1. Mbase nuk ke shkuar shpesh ne itali per te kuptuar si jane gjerat. realiteti i Arbereshve nuk eshte ai i rreklamave te ilir metes dhe nacionalizmave neper televizione shqipetare.

  1. Arbereshet ndihen aq shqiptar (dhe jo grek) , sa edhe kengen qe ia kushtojne Moreas (zone greke, prej nga erdhen per ne itali, disa prej arberesheve), e kendojne ne shqip dhe jo greqisht. Bile Morea (si term , si kenge), u be aq e lidhur me arbereshet tane, sa qe ne Kosove ka shume shqiptare me emrin Morea . Pra edhe pse Morea ndodhet ne Greqi, jane shqiptaret qe quhen Morea((si lidhje shpirterore me arbereshet) dhe jo greket, e si qenka grek ky arbereshi kur edhe mbiemrin e ka shqiptar? Njesoj sikur ti themi grek Dioguardit, arbereshit shqiptar ne Amerike, qe ka kontribuar pothuasje me se shumti nga te gjithe shqiptaret ne bote dhe Ballkan,per interesin kombetar shqiptar.

  2. Gazeta flet per rrenjet e qytetit te barletas dhe jo per etnine e zoterise. Ajo eshte italiane (mbase arbereshe)

  3. Eshte apo jo shqiptar z. ALBANEZE per ne nuk ka rendesi, por Greqise i kemi dhene shume politikane me gjakun tone, madje ministrin e jashtem Dendias, apo Presidentin Papulias, si me te rendesishmit.

    Gjithesi mbiemri i tij flet vete, ndaj i urojme suksese ne detyren e re dhe ne gjithe karrieren politike.

    1. Sikur Mr. Albanese te ndryshoje mbiemrin e tij si bene Sillogjet greke me shume emigrant shqiptar,
      do behet edhe kryeministri Albanese nje vorioipirotaqis homogjenaqis grekofonaqis,
      dhe mediat greke s’do ndalen me se shkruajturi per origjinen e tij te lashte “greke”.

      1. Shovinizmi Shteteror Grek ne bashkepunim direkt me Sillogjet Vorioepiroton te ngritura me miratimin e tij,
        Kane shnderruar ne grek thuajse gjysmen e Emigranteve Shqiptar qe kane shkuar ne Greqi keto 20-30 vitet e fundit,
        Mendo çfare mund te thone e mund te bejne me ata individe qe kane origjinen e vjeter apo te lashte Shqiptare.

      2. Bojkotimi i votimit për Berishën është një referendum i heshtur kundër tij. Edhe vetë mbështetësit e tij, e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motiv të rikthejnë pas 32 vitesh në krye të PD njeriun që i ka sunduar për 32 vite, duke i shkaktuar trauma jo vetëm PD, por dhe gjithë Shqipërisë.

          1. Zaho, po nuk shkroi, nuk merr sufllaqen. me cfare do e mbushe barkun pastaj?

  4. Ja fusin kot greket. Origjina e tij e vertete eshte nga majmuni. Tani mos u majmunizoni edhe ju si greket se late nam. E kuptoj kompleksin e inferioritetit por mundohuni ta maskoni sadopak.

  5. Fjala Albaneze flet vete, çdo koment eshte i tepert. Gjithsesi nuk ka arsye qe ne shqiptaret te ndjehemi te veçante nuk kemi as nje merite. Sa per greket qe kane dale shume ma thelle ne prehistori as qe ja vlen te lodhesh me niveli te tilla idjote historike. Por ketu ne mes te Tiranes kemi nje fare Arjan Çani qe pa te keq i quan banoret e Bregut te Jugut te Shqiperise grek!!. E Arjani nuk eshte injorant e as i paditur?

  6. E çar se quhet Albanese, jemi te gjithe koqe kur jemi krenar per nje italian qe ka mbiemrin albanese, e qe ka pese shekuj qe jetojne ne piano albanese.Shume pak perj ketyre shqiptareve flasi gjuhen noj studiues ose noj profesor i gjuheve te huaja.Edhe pse dihet orogjona e tyre ata nuk jane shqiptar. Ky zoteria do jete femije emigrantesh italo irlandese.. Megjithate ne nuk rrojme pa prasin….e te paret qe fluturojne me pras ne prapnice Jane pseudo gazecazet.

  7. Pergjigjen me te sakte,mund t’u a japin,vetem Baton Haxhiu dhe Lorenci,si experte agjenturale te specializuar ne rilindastan!

  8. Nqs greket duan qe dhe Kryeministrin Albanese ta quajne nje grek !

    Atehere piktorin El Greco qe jetoi ne Spanje, po e quajme Albanes !

  9. Te thuash se eshte grek sepse ka wen koloni para2400 vjetesh eshte delirantizem . Vetem greket mund ta thone kete gje . I bie qe napoletanet qenkan te gjithe grek . Keshtu e keni bere historine ju kurvat e greqise .

  10. Mos u mërzisni Vëllezër !

    Sipas kërkesës Greke Timonieri ynë do ta çojë edhe këtë çështje në Gjykatën e Hagës.

  11. VETE MBIEMRI E TREGON ME SE MIRI . KEMI EDHE ANTONIO ALBANEZEN HUMORISTIN ITALIAN . GREKET KESHTU KANE VEPRUAR GJITHMONE . EDHE KUR E KE MBIEMRIN DULE EDHE KUR E KE SEFERIS MJAFTON TE JESH ORTODOKS PO GREK DEL . GREKET E BEJNE HISTORIN SI TJU LEVERDIS .

  12. SHQIPTARET JANE PASARDHES TE NATYRSHEM PELLAZG-ILIR-ARBEROR PRA AUTOKTONE NE GADISHULLIN ILIRIK.

    Ndersa origjina e vertete e grekeve nuk duhet mesuar nga propaganda greke, por nga Literatura te Paaneshme Europiane dhe Boterore.

    Link: GREEKS OF CAUCASUS
    Link: GREEKS OF CAPPADOCIA
    Link: GREEKS OF CASPIAN SEA
    Link: GREEKS OF ASIA MINOR
    Link: GREEKS OF AFRICAN DESCENT

    Pra: Ne ato vende te Azise dhe te Afrikes eshte origjina e vertete e grekeve.
    N.q.s. ndonje grekofon shqipshkrues nuk e gjen dot origjinen e vet andej:
    Atehere, nuk eshte gje tjeter veçse (nje shqiptar i shitur).

  13. Me kot mendova se nuk do i kishit permendur perseri grekerit ne lidhje ne tekstet per kryeministrin australian. Qenkam gabuar

  14. Po mo po, gjithshka na e paskan themeluar greket dhe cdo mjeri qe lindka ne kete bote qenka grek. Harruan qe vet ata greket e lashte jane etiopian xaxa.

    1. Ne Shqiptaret mendojme me koken ne aktualitet dhe me veshtrimin perpara …

      Ka nje komb tjeter artificial ballkanik qe mendon e shikon me koken mbrapa.

  15. Është vërtetë me interes e ngjall kuriozitet fakti që në Australinë e largët , qënka zgjedhur si kryeministër një politikan me mbiemrin “Albaneze”.
    Padyshim se ky mbiemër, të çon tek origjina etnike shqiptare apo arbëreshe e tij.
    Por a ka ndonjë deklaratë të tij ku ai të ketë pranuar origjinën etnike shqiptare ?
    Kjo nuk del gjëkundi.
    Të mos harojmë se si të dy kontinentet e Botës së re, Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut, edhe kontinenti i Australisë, sëbashku me Zelandën e Re, pas kaq shekujsh të populluar nga etnitete të vendeve koloniale europiane, por edhe nga nga Azia e Afrika e fiseve të vjetra vendase autoktone, mdonëse kanë një larmi të madhe etnike e racore, gjatë shekujve të nëdrtimit të shteteve të tyre, i kushtojnë pak rëndësi origjinës së tyre etnike, po flasin për “kombe” të reja të krijuara.
    Pra janë krijuar kombe “të reja” me emërtimet “kombi amerikan” në SHBA, ai kanadez në Kanada, e shumë kom të tjerë që nga Meksika e deri në Kili e Argjentinë.
    Të gjitha këto vende të “Botës së re” (një emërtim ky jo i saktë ), kanë qenë të banuara nga popullsi vendase me fise gjuhë e etnitete të ndryshme, njëlloj si në popujt e lashtë të Mesdheut e Euroazisë
    Për arsye të shumta , banorët antikë vendas , e humbën gjuhën e tyre etnike, e sot në “Botën e Re” dominojnë gjuhët zyrtare europiane , anglisht, spanjisht, frëngjisht e portugalisht , kushtëzuar nga periudha e kolonizimit të tyre..
    E njejta histori ka ndodhur edhe me ndikimmin e gjuhës latine, gjatë ekzistencës mbi një mijë vjeçare të perandorisë romake në Europë, e lidhur edhe me përhapjen e krishterimit që përdori latinishten e kulturës romake.
    Pas kësaj panorame të shkurtër historike, është me vënd të bëhet pyetja :
    Jo më në vendet e “Botës së re”, por edhe në Europën “plakë”, a mund të gjesh sot kombe të pastra atnike ?
    Në Shqipëri mund të gjesh mbiemra “Rusi” apo “Greku” e “Turku”, por a nund të konsiderohen këta si rusë, grekë apo turq kur janë shqiptarizuar mbase prej disa brezash e mdoshta edhe shekujsh ?
    Kështu është edhe me arbëreshët e Italisë që dikush e dikur i kanë quajtur “albanezi”. e sot mbajnë këtë mbiemër

    Ka në Shqipëri edhe shumë familje që kanë mbiemrin “Plaku”
    Por a mos duhet ti cilësojmë të gjithë si pleq ?
    Në gjuhën anglishte është shumë i përhapur mbiemri “Smith” (nallban), por a mos duhet të konsiderojmë të gjithë ata që mbajnë këtë mbiemër si “nallbanë”

    1. Ke shkruar shume dhe ke korrur pak.
      Nuk e veme ne dyshim se Anthony Albanese eshte Kryeminister i Australise.
      Te gjithe e dine historine e “botes se re”, por kjo s’do te thote te anashkalojme ORIGJINEN e popullsise se saj.
      Fjala e shkruar eshte kombinim shkronjash dhe ne fjalet nje ose dy rrokshe jane te shumta homonimet jo me midis gjuheve te ndryshme por edhe brenda te njejtes gjuhe. Pra mjafton kaq dhe shembujt e tu nuk jane domethenes. Por eshte me pak probabel, eshte me pak e mundshme qe te ndodhin homonimet te nje fjale me kater rrokje si Albanese. Fakti qe mbiemri i tij eshte fjala Albanese, fakti qe i ati i tij eshte nga Barleta e jugut te Italise perballe brigjeve shqiptare, fakti qe ne Barleta ka banuar dhe banon nje komunitet arberesh albanes e ben thuajse 100% ORIGJINEN e tij atesore Albanese Shqiptare.

  16. O djalo.
    Kjo puna e origjinave etnike, është një temë shumë e gjërë për të cilën janë shkruajtur me mijra libra , e unë jam munduar që fare shkurt ta cek , për të hequr dorë nga gjuetia e njerëzve të shquar duke gërmuar në ndonjë histori apo në mbiemrat e tyre, për tu krenuar se qenkeshin me origjinë etnike shqiptare.
    Ti i gëzohesh faktit se kryeministri australian ka mbiemrin “Albanese” e babai i tij qënka nga Barleta e Italisë së Jugut, e qenka sipas teje 100% “albanez, shqiptar”
    Në Itali njihet edhe një aktor i shquar po me këtë mbiemër dhe e kam dëgjuar me veshët e mij se kur është pyetur, e ka mohuar origjinën e tij arbëreshe, shqiptare..
    Ka disa figura të shquara të rilindjes shqiptare ndër arbëreshët e Italisë, e ndonëse kanë emra të italianizuara, si i madhi Jeronim de Rada, kanë dhënë për kombin e kulturën shqiptare një kontribut kolosal.
    Por ama ka deri perandorë të Romës e të Bizantit që ndonëse kanë pasur origjinë etnike iliro-shqiptare, kanë punuar për interesat e perandorive e jo të ilirëve.
    Nuk ka pasur vetëm iliro-shqiptarë perandorë apo figura të njohura historike të perandorive romake, bizantine apo turke por nga pothuajse të gjithë popujt e vjetër europianë.
    Pas shkatërimit të perandorive të fuqishme me përbërje heterogjene etnike, në Europë lindi periudha e copëzimit feudal në principata e monarki pa kufij të përcaktuara teritoresh etnikë.
    Popouj me shumicë etnike u kthyen në shtete feudale monarkike, duke asimiluar pakicat etnike të popujve të tjerë deri në periudhën e Rilibdjes europiane kur filloi të kristalizohet nocioni komb
    Deri para dy-tre shekujve, gadishulli ku jetojmë nuk quhej gadishulli ballkanik po gadishulli ilirik, pasi historikisht ka qenë i banuar kryesisht nga fiset ilire.
    Perandoria romake, ndonëse mbajti të pushtuar Europën e më gjërë për mbi njëmijë vite, ashtu si edhe popujt e vjetër të tjerë europianë, nuk arriti dot të asimilojë fiset etnike ilire, por ama një przjerje etnitetesh ishte e pashmangëshme.
    Atë që nuk e arritën ta bëjnë në gadishullin ilirik romakët me ushtritë e perandorinë e tyre të fuqishme, e bënë në rrugë “paqësore” sllavët duke vërshuar me turma shumë të mëdha në gadishullin tonë e duke sllavizuar një pjesë të madhe të teritoreve.
    E pra more djalo,historia e origjinës etnike të shqiptarëve, nuk është thjeshtë “alabanese” pasi albanët ishin vetëm një nga fiset ilire

    1. 1-Bashkimi i gjysem te vertetave te tua nuk perben nje te Vertete te plote.
      2-Eshte tjeter koncept Origjina e individit dhe tjeter gje mashtrimi i dikujt.
      3-Mbrojtja me vertetesi e origjines dhe sherbimi ndaj kombit tregon Dinjitet.
      4-Jam dakord dhe sipas dokumenteve e hartave historike quhej gadishulli ilirik.
      5-Qe albanet ishin vetem nje nga fiset ilire, nuk ndryshon faktin se ishin pra ilir.
      6-Shqiptaret sipas burimeve historike, arkeologjike, gjuhesore jane pasardhes ilir arberor.

  17. Budallej te gjithe, shqiptare e greker! E pastaj qe qenka me origjine shpitare ose grek, Ne Austarli eshte nje kumunitet shume i madh italianesh qe kane emigruar atje, dhe irladese po ashtu, atehetre shume mire mund te thuhet se ai eshte irlandes, atehre pse bejme budallain? Mos jemi vertet te tille? Une di qe prasin si populle duam fort, dhe kjo histori eshte si e prasit Te mendojme o shqiptar si te behemi me te vlefshem per vendin tone e per veten! Shqiperia po shkaterrohet nga keq qeverisja.. ne kerkojme te mburremi se ky apo ai eshte shqiptar apo jo! Kam njohur nje italian ne Itali qe kisht mbiemrin Albanese, ishte dhe biond bile dhe pyeta,; Mos je me prejardhje shqiptare , me tha qe nuk e di por ne Kalabri eshte nje pllaje qe quhet Piana Albanese. dhe gjyshi im ishte me origjine prej andej ! Babai im kka lindur ne provincen e Bolnjes dhe une po ashtu! Pike! Ne Itali eshte edhe nje aktor komik shume i njohur qe quhet Antonio Albanese, e eshe te mik i ngushte me Celnentanon, kur ky i fundit bente emisione ne tv, e ftone gjithmone kete Antonion, e diskutonin per gjera te ndryshme bashke, e nuk e kam degjuar asnjehere qe te thoshte se jam shqiptar, biles per aq sa e kam pare une kete program te Celentanos, ky as qe e pyeti ndonjehere, se nga i vinte ky mbiemer, ne emisionin e tije! U jetoj ne emigrim prej shum vjetesh, ku ka nga te gjitha rrecat por nuk kam degjuar ndonjeher qe dikush te me thote/ e pe mbrme personin qe po fliste per rendesine …te themi; te abortit:..e pe..ishte italian me origjine… apo spanjoll a portuges, asnjehere asnjeri nuk flet kush pr keto gjera peveç nesh shqiptreve!! Ju peshnedes ;ta mbajme fort prasin….ne dore o miq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *