• |
ide | kryesore

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! …dhe kurrë mos thoni kurrë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka ka folur pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve që e rikthyen në krye të PD-së.
Berisha theksoi se do e Shqipëria ndodhet në një regjim që nuk e meriton dhe se shpejt do të shpëtojnë prej saj.

“U krye. Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam mirënjohje të pakufishme për anëtarët dhe anëtaret që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e tyre, kryetarin e PD. Ky besim, i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh. Detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ja dalim.

Ne jemi në mision. Jemi burra e gra, djem e vajza, që kemi për mision proceset që njohu PD t’i njohë e gjithë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton.

Mirënjohja ime shkon te të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranojmë. Ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend.

Ai që realizon ëndrrat e tij, është pafundësisht i detyruar të bëj gjithçka për realizimin e ëndrrave. Më pak se një vit më parë, në këtë sallë, diku në qoshe gazetarët më pyetën: ‘Çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha të rikthehet në krye të PD? Përgjigja ime ishte kjo: Kurrë mos thuaj kurrë”, – tha Berisha.

Berisha siguroi në këtë garë 40.820 vota, e përkthyer në përqindje, 93.45%. Nga ana tjetër, kandidati Ibsen Elezi mori 2532 vota ose 5.8%.



9 Comments

  1. u kry lesht e karit o idiot vucidoli Ti je shpallur non grata dhe je vetem nje leter e djegur qe nuk puth me ne politike po te pret burgu

    1. URIME BURRIT TE KOMBIT
      DR. PROF. SALI BERISHA! ! !
      FITORE, PERPARA NE SHPORRJEN E KLIKES NEOBLLOKMENE. FITORE!!!!!

  2. Tani meqe u kry dhe procesi sipas Albanavicit paska qene transparent te deklarohen edhe shpenzimet, psh. sa eshte paguar e derguara e Trampit, Bushati, Shkullaku dhe lukunia e dumbababisteve aktiv ne fushate.

  3. Jam i dyzuar nëse është lajm i mirë apo i keq. Një gje është e sigurtë, nëse kishit shpresa që PDja mund ta nxjerrë Edi Ramën nga pushteti, kjo shpresë vdiç sot. Ky është lajmi i keq.

    Lajm mirë mund të jetë vetëm nëse PDja kishte mbaru gjithsesi. Në këtë rast, sa për të ushqyer vehten me shpresa të kota, ndoshta është më mirë që ta kemi të sigurtë. Dhe zgjedhja e Berishës i vendos vulën kësaj; përpos atyre që duab Berishën më shumë se fëmijët e tyre. Kemi edhe nga këta, siç i kemi parë.

    Gjithsesi, lojët me marioneta mbaruan. Ata që janë përballë njëri tjetrit janë po ata që ishin, por të paktën kësaj rradhe nuk janë të fshehur. Sali Berisha po merr PDnë (siç thonte një grua e menqur në lagje – ‘udha e mbarë ju qoftë’), dhe LSInë së shpejti do e marri Ilir Meta dhe plotësohet trekëndëshi që na ka ndritur gjithë këta vite, Edi Rama, Ilir Meta Sali Berisha.

  4. Tani o Sal te duhet te mbushesh trecerekun e Shqiperise me droge dhe leket e droges te paguash Amerikanet qe te heqin njollen qe te vuri Ramovic Romsi me paret e droges Sorrosin. Me droge ta vuri, me trefishin hiqet prap.

    Ne retrospektive.

    Ti mbolle Kioska, Romsi mbolli asfalt, beton e kulla me pare droge.
    Ti solle 50.000 mije maloke verio, Romsi solli 700.000 maloke jugu.
    Ti mbolle Lazaratin, Romsi te gjithe Shqiperine dhe boten.
    Ti beje tregti me Serbet, Romsi me Serb, Grek, Arab, Amerikan, Turq e ca te dali perpara.
    Ti merr kontigjent njerzish ne PD, Romsi ti blen me leke qe ti kaloje ne PS.
    Ti ben Gerdec, Romsi Pesdicide e pazare.
    Ti ke biznese, Romsi ka 10fishin.

    Nuk e di ca levizje te radhes do besh, po Roms vllehu do bej me te keqen pas teje si zakonisht.

    Urime per fitoren, Behuni treshe dhe zhytjani te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *