• |
ide | kryesore

Berisha voton për kryetarin e ri të PD: Nuk ka vendim gjykate që na ndal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha votoi për kreun e ri të PD-së ku në garë është ai vetë dhe Ibsen Elezi. I pyetur nëse i druhet vendimit të Gjykatës së Apelit se mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha se nuk ka vendim që mund t’a ndalë.

“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, – deklaroi Berisha.

Berisha foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës të cilin e cilësoi mafioz dhe antikushtetues.

“…është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me kallp opozitë apo pseudo opozitë”, – deklaroi Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *