• |
ide | kryesore

Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “secili duhet të jetë i shqetësuar” për shpërthimin global të lisë së majmunëve, pasi po shtohet numri i rasteve me këtë virus.

“Jemi duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve më 22 maj, teksa është nisur nga Koreja Jugore për në Japoni.

Komentet e tij kanë ardhur teksa virusi vazhdon të përhapet dhe Izraeli e Greqia janë dy shtete që kanë raportuar rastet e para.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste me linë e majmunëve në gjithë botën, si dhe rreth 50 raste të dyshimta.

Kjo sëmundje infektuese është raportuar më herët vetëm në mesin e njerëzve me lidhje në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Mirëpo në javët e fundit ka pasur raportime për raste të tilla në Britani, Spanjë, Portugali, Itali, Shtetet e Bashkuara, Suedi, Kanada, Australi dhe vende tjera.
Virusi është identifikuar fillimisht te kafshët e egra dhe përcillet me gunga në trup, ethe dhe temperaturë.

Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është nga 1 deri në 10 për qind, dhe shumica e vdekjeve raportohen te pacientët e rinj.

Aktualisht nuk ka trajtim për linë e majmunëve, mirëpo vaksinat kundër llojeve tjera të lisë besohet se ofrojnë mbrojtje nga ky virus./REL/



2 Comments

  1. Te gjith jemi kthyer ne moniturues por jo rregullues dhe rregullues kthehemi vetem kur te luftojme shkaqet burimet e te keqes qe shkaktojn problemet shkurt kur te pranojm te gjith te luftojme veset e keqija brenda vetes sepse ketu fillon padrejtesija ndaj tjereve burimi krimit

  2. Po lakuriqi i nates?
    Si ka fillu kjo pune mbas majmunit, qeni, dhelpra dhe rrushi, lepurush veshkaushi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *