• |
ide | kryesore

Di Maria mohon firmën me Juventusin: “Jo, do të shohim më tej çdo të ndodhë”

-Instant, Sport

Angel Di Maria ka përshëndetur zyrtarisht PSG-në dhe tani po pret të mësojë fanellën e klubit që do të veshë sezonin e ardhshëm, atë që mund ta cojë në Botërorin e Katarit me kombëtaren e tij. Argjentinasi është një hap larg Juventusit, por për momentin fshihet pas një “jo” të thënë sipas rrethanave, të cilën ua tha atyre që e pyetën nëse do të shkonte në Torino. “Nëse do të nënshkruaj me Juventusin? Jo (qesh). Jam i qetë. Po mendoj për veten dhe familjen time. Më vonë do të shoh se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen,” tha ai për L’Equipe.

“Fideo” ka bërë ndërkohë një bilanc të aventurës së tij parisiene. “Shtatë vite të pabesueshme, të paharrueshme. Më e rëndësishmja është dashuria që kam marrë. Ultrasit festuan me mua ashtu siç bënë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund. Kjo tregon se kam bërë gjëra të mira këtu, kjo më bën të lumtur”, shtoi argjentinasi.


Në lidhje me lamtumirën e tij me PSG-në, Di Maria shpjegoi: “Është një vendim i klubit, do të kisha dashur të qëndroja edhe një vit për të përmbushur ëndrrën për të fituar Champions League me PSG-në. U afruam shumë, humbëm në finale dhe kjo është keqardhmja ime e vetme. Jam i bindur se djemtë do t’ia dalin së shpejti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.