• |
ide | kryesore

E rëndë në Turqi/ Babai i pret fytin 2 fëmijëve, plagos bashkëshorten

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë.

Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.

Sipas medieve turke ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit (me orën lokale), kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.

Më pas autori i preu fytin dy fëmijëve të tij, të bijës gjashtë vjeçare dhe djalit katër vjeçar. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkov, u arrestua. Ai akuzohet për vrasje me paramendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *