• |
ide | kryesore

Lewandowski hoqi dorë nga Bayern për Barcelonën, por Tebas bën zbulimin: “Klubi nuk mund ta përballojë”

-Instant, Sport



Është folur për javë të tëra tashmë, Barcelona është e prirur të mbyllë një marrëveshje me sulmuesin e Bayern Mynih, Robert Lewandowski. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, megjithatë, ka dyshime për këtë. 59-vjeçari beson se klubi katalanas nuk mund ta përballojë atë. Kontrata e polakut me klubin bavarez do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, por lojtari, pas ndeshjes kundër Wolfsburgut, zbuloi se tashmë i ka thënë kampionëve gjermanë se nuk do të rinovojë: “Mund të konfirmoj se kam folur me Hasan Salihamidzic dhe e kam informuar se vendimi im është marrë dhe se nuk do të vazhdoj kontratën time me Bayernin. Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayernin. Nuk mund të them 100%, por duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe për klubin”. Kështu, 33-vjeçari mund të largohet nga Allianz Arena që në fillim të kësaj vere.

Barcelona është në krye të garës për të marrë sulmuesin polak. Lewandowski thuhet se ka folur me Xavi për një lëvizje të mundshme në Camp Nou dhe eksperti i merkatos Romano tha se një kontratë trevjeçare tashmë është diskutuar. Tani do të jetë në dorën e Bayernit dhe Barcelonës që të lidhin një marrëveshje. Presidenti i La Liga, megjithatë, ka dyshime për cëshjten Lewandowski. Sipas Tebas, në fakt, klubi katalanas nuk mund ta përballojë. 59-vjeçari, duke folur për të përditshmen Marca, thotë se gjendja financiare e ekipit katalanas mund të prishë planet e tyre.

Xavi është i vendosur të sjellë 33-vjeçarin në Camp Nou dhe Lewandowski dëshiron të shkojë në Barcelonë, por shifrat thonë diçka tjetër: “Numrat janë shumë të lehtë, ke humbur mbi 500 milionë euro në dy vitet e fundit, duhet t’i rikuperosh për të nënshkruar me lojtarë. Lewandowski ka ende një vit me Bayern, mes asaj që ai dëshiron të si pagë dhe asaj që dëshiron Bayern si kompensim, nuk e shoh atë në Barcelonë”.

Tebas u pyet gjithashtu nëse shitja e mundshme e mesfushorit të Barcelonës Frenkie de Jong mund ta ndihmonte klubin në çështjen Lewandowski. Holandezi kërkohet nga Erik ten Hag, trajneri i ri i Manchester United. Presidenti i La Liga beson se shitja e de Jong mund të ndihmojë klubin katalanas, por përfundon duke theksuar se ka disa variabla për t’u marrë parasysh: “Mund të jetë e mjaftueshme në varësi të asaj se sa e shet dhe në varësi të kostos së Lewandowskit. Mund të jetë 100 milionë euro plus kursime. De Jong mund t’u japë atyre këtë shans, por nuk e di nëse ata kanë ndonjë plan për ta shitur. Deri tani nuk e kanë shitur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *