• |
ide | kryesore

Moderatori i njohur: I laj flokët vetëm një herë në dy muaj

-Instant, Paparazzi, Slider



Moderatori i njohur, James Corden ka habitur së fundmi ndjekësit me deklaratën e tij.

Në një episod të fundit të “The Late Late Show”, Corden zbuloi se ai i lan flokët vetëm një herë në dy muaj, pasi ai diskutoi debatin e pafund mbi higjienën e të famshëmve – ose mungesën e tij.

Ai foli për mënyrën sesi banorët e Los Angeles u këshilluan të kalonin sa më pak kohë të ishte e mundur në dush në një përpjekje për të ruajtur furnizimin lokal me ujë.

Prezantuesi i talk show-t e kishte të vështirë të pranonte faktin se dushi mesatar zgjat rreth 10 minuta, pasi sipas tij duhet të marrë shumë më pak kohë.

“Unë lahem për tre ose katër të minuta. Unë përdor sapun, por nuk i laj flokët. I laj çdo dy muaj,” deklaroi James. “Kjo është një histori e vërtetë.”

Vitin e kaluar, një grup i famshëm zbuluan se sa shumë – ose sa pak – bëjnë dush.Jake Gyllenhaal pranoi se nuk e sheh larjen e rregullt “të nevojshme”.

“Gjithnjë e më shumë më duket se larja është më pak e nevojshme, ndonjëherë,” u shpreh aktori në gusht të vitit të kaluar.
Ditë më parë, Kristen Bell dhe Dax Shepard kishin shpjeguar se prisnin që vajzat e tyre të “qelbeshin” përpara se t’i pastronin.Mila Kunis dhe Ashton Kutcher zbuluan se u bënin banjë fëmijëve të tyre, Wyatt dhe Dimitri,  vetëm kur mund të “shikonin papastërtitë mbi ta”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *