• |
ide | kryesore

Pas katër vitesh në arrati, arrestohet në Greqi shqiptari i akuzuar për vrasje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej katër vitesh për vrasje është arrestuar nga autoritete greke.

Protothema.gr shkruan se shqiptari, 27 vjeç ishte arratisur nga Shqipëria në Greqi për ti shpëtuar prangave të policisë.

I riu shqiptar u kontrollua nga efektivët e policisë vendase mbrëmjen e së premtes 20 maj, ku u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Menjëherë policia e arrestoi, më pas 27-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kalamatës. Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *