• |
ide | kryesore

Pete Davidson konfirmon largimin nga ‘SNL’

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson  konfirmoi largimin e tij nga Saturday Night Live në një postim në Instagram nga shoku Dave Sirus.

Komediani shkroi një shënim emocionues përpara episodit të tij të fundit në shfaqje, duke rrëfyer disa nga momentet më të mira me kastin.

Pete filloi: “Kjo video është bërë 8 vjet më parë. Jerrod ma dërgoi mbrëmë dhe më emocionoi në mënyrën më të mirë. Më riktheu në skecin tim tëparë. Është çmenduri kur mendoj se sot do të bëj të fundit.”

Ai vazhdoi: “Kur mora pjesë në shfaqje, isha 20 vjeç dhe nuk e kisha idenë se çfarë po bëja. Ende nuk e di, por veçanërisht në atë kohë. Unë nuk isha vërtet një interpretues skece, isha thjesht një stand up. E dija që kurrë nuk mund të vazhdoja ose të krahasohesha me  Kenan Thompson apo me Kate McKinnon, kështu që isha shumë i frikësuar të kuptoja se çfarë mund të sillja apo të bëja për një shfaqje dhe platformë kaq historike, të respektuar.

“Unë kam ndarë shumë me këtë audiencë dhe fjalë për fjalë jam rritur para syve tuaj. Ne ishim së bashku në të mirat dhe të këqijat, më të lumturat dhe më të errëtat. I detyrohem Lorne Michaels dhe të gjithëve në SNL . Jam shumë mirënjohës dhe nuk do të isha këtu pa ta. Unë ju vlerësoj ju djema që më keni mbështetur.

“Faleminderit që besuat gjithmonë në mua dhe qëndruat pranë meje edhe kur më dukej komike. Faleminderit që më mësuat vlerat e jetës, si të rritem dhe që më dhuruat kujtime që do të zgjasin një jetë. SNL është shtëpia ime. Unë jam kaq i lumtur dhe i trishtuar për shfaqjen e sonte. Për kaq shumë arsye nuk mund t’i shpjegoj. Mezi pres të kthehem vitin e ardhshëm në një numër muzikor Mulaney.  Pete Davidson,” shkroi aktori.

Sipas mediave, Davidson është larguar nga SNL në një përpjekje për të filluar shfaqjen e tij komedi. Gjithashtu thuhet se ai do mungojë në dasmën e motrës së Kim Kardashian,  për të regjistruar episodin e tij të fundit./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *