• |
ide | kryesore

Tymuese në sektorin kundërshtar dhe sherr i dhunshëm i tifozerive:: Spezia-Napoli ndërpritet për 12 minuta

-Instant, Sport



E pabesueshme ajo që ndodhi në “Picco” të Spezias. Në një ndeshje pa asnjë rëndësi për klasifikimin, ajo mes ligurëve vendas dhe Napolit, ndodhi e papritura. Rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, me të kaltrit e Spallettit në avantazh falë golit të Politanos, mes dy tifozerive shpërthyen përplasjet, të përfunduara me pushtimin e fushës, pas portës së mbrojtur nga Meret. Arbitri nuk kishte rrugë tjetër përvec se të ndërpriste ndeshjen për rreth 12 minuta para se të kthehej qetësia.

Sipas rikonstruksionit të episodit, disa tifozë të Napolit u larguan nga sektori i miqve, duke hedhur tymuese drejt sektorit të tifozëve kundërshtarë dhe duke u futur në fushë, në kohën kur tensionet ishin shfaqur tashmë që para fillimit të ndeshjes (flitet për një agresion të disa ultrasve të Spezias ndaj një grupi tifozësh napoletanë të pashoqëruar nga policia). Vetë lojtarët e Spallettit dhe Thiago Mottas u përpoqën t’i bëjnë tifozët racionalë, pa ia arritur qëllimit. Policia në këtë pikë krijoi një kordon dhe i ktheu ultrasit napoletanët në sektorin e miqve pas gati një çerek ore negociata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *