• |
ide | kryesore

Video/ Milan kampion, titulli i 19 me tris golash: Inter përgjigjet, por kampionati është i kushërinjve

-Instant, F1, Sport, Video



Milani fiton kampionatin e Serie A 2021/22 dhe është kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e tij. Kuqezinjtë, të cilëve u nevojitej vetëm një pikë për të siguruar titullin, asfaltuan 0-3 një Sassuolo në fakt asnjëherë në ndeshje, duke e drejtuar sfidën që në pjesën e parë me një dygolësh të Giroud (17 ‘dhe 32′) dhe një gol të Kessie (36’), të tre në asiste të Leaos. Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit administroi rezultatin dhe në bilbilin e trefishtë të Doverit shpërtheu festa.

Pritja ka mbaruar. Pas 11 vitesh vuajtje, revolucione, ndërrime pronësie dhe vetëm një trofe të fituar, Superkupën e Italisë në 2016, Milani është rikthyer në çatinë e Italisë. Në Reggio Emilia, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje praktikisht perfekte, duke luajtur pa asnjë lloj ankthi dhe duke asgjësuar një skuadër, duhet thënë, aspak në lojë. Rrugëtimi që nisi në tetor të 2019-ës me Piolin, kurorëzohet pra me titullin që e priste e gjithë Milano kuqezi dhe që përfaqëson të parin në karrierën e trajnerit parmixhian.

Në javën e fundit të Serie A, Interi mposhti 3-0 Sampdorian, por pas vetëm një viti iu desh të shkulnin titullin nga gjoksi, për ta dorëzuar te kushërinjtë e Milanit. Ndeshje me një kah në San Siros, që u zhbllokua nga një diagonale e Perisic në minutën e 49-të, pas një serie pritjesh të Auderos ndaj Correas, Lautaro Martinez dhe Barellas. Midis minutave 55 ‘dhe 57’ erdhi dygolëshi i Correas që vulosi rezultatin. Sezoni i parë i Inzaghit te zikaltrit përfundoi me vendin e dytë në kampionat dhe dy trofe: atë të Superkupës së Italisë dhe Kupës së Italisë.

Napoli përfundoi kampionatin me një fitore 3-0 ndaj Spezias e sigurt për qendrimin në Serie A. Në Picco, të kaltrit e Spallettit festuan vendin e tretë, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 4′ nga një veprim personal i Politanos, i cili gjeti këndin e pambuluar nga hyrja e zonës. Pas një ndërprerje prej rreth një çerek ore për shkak të përplasjeve në tribuna të tifozerive, Napoli u kthye të bënte diferencën duke gjetur dyfishimin në minutën e 25-të me Zielinski dhe trisin me Demme në minutën e 36-të.

Serie A Italy
Spezia 0-3 Napoli
Sassuolo 0-3 AC Milan
Inter 3-0 Sampdoria



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *