• |
ide | kryesore

Votimi për kreun e PD shtyhet deri në orën 8 të mbrëmjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për shkak të kërkesave të shumta të ardhura nga degët është shtyrë orari i mbylljes së qendrave të votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Me anë të një njoftimi për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se orari i mbylljes së qendrave të votimit është shtyrë në orën 20:00.

Njoftimi i PD-së: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.



1 Comment

  1. muhabete kari , lerini keto karrlliqe . a thua se po votojne miliona , jane 25000 persona edhe sikur te ishte vetem nje qender votimi do kishin mbaruar deri ne oren 1 . E kuptoni se ne na ka ardh ne maje te hundes nga rikurvat mavi vetem per kete pune , propagand dhe show . Boll propagandes boshe , boll show me lugen bosh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *