• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në PD / Berisha fitoi, por nuk bashkoi

-Instant, Arkiva, Kryesore

Pothuajse në të njëjtën kohë që në media u shpërnda fotoja e Sali Berishëes me bashkëshorten, teksa votonin për kryetarin e ri të PD-së, një paparazz anonim kishte fiksuar në celular kundërshtarin e tij direkt Enkelejd Alibeaj, duke u nderur në shezlong në plazhet e jugut.

Këto dy imazhe krejt paradoksale janë simboli më i spikatur i asaj që po ndodh me partinë më të madhe të opozitës. Sali Berisha u bë këtë të dielë kryetar, me mbi 40 mijë vota, por fitorja e tij i ngjan asaj të Piros.


Një pjesë e madhe demokratësh nuk morën pjesë në këtë farsë ku njëra palë vetë garoi, vetë numëroi dhe vetë shpalli. Të gjithë kundërshtarët nuk e njohin këtë konkurim ndërsa mbi 30 deputetë as nuk morën mundimin për të votuar. Në krahasim me dy sfidat e mëdha që ndërmori Berisha, në 11 dhejtor dhe 6 mars, kur beteja ishte dhëmb për dhëmb me Bashën dhe njerëzit e tij, kjo e 22 majit i ngjante një karikature.

Lexo me tej:

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! …dhe kurrë mos thoni kurrë!

Ndonëse mediat mbështetëse të doktorit i lajmëronin rezultatet me solemnitet, shpallja e votave që kishte marrë Ibsen Elezi, diku 10 e diku 12 e bënte gjithçka qesharake. Gara e “rivalit” u kuptua sa serioze ishte që ditën kur ai doli para kamerave për të thënë se konferenca e paralajmëruar e shtypit anullohej për mungesë pjesmarrjeje. Që aty u pa se çfarë do të qe kjo e dielë.

Të gjithë kundërshtarët e Sali Berishës, si ata të mbështetur nga Rama, si ata të frikësuar nga Yuri Kim, ndonëse nuk arritën ta zbrapsin Berishën dhe të pengojnë të vërtetojë se ka shumicën në PD, ia arritën që të delegjitimojnë rizgjedhjen e tij në krye të partisë. Me një garë pa konkurim, të bojkotuar nga pjesa më e madhe e deputetëe liderit historik i mbeti aurelola e fitimtarit që nuk bashkon dot. Pas këtij 22 maji ndonëse triumfoi, Berisha dështoi në tre shtyllat e platformës së tij. PD nuk është as më e fortë, as më e bashkuar, as më e hapur. Ai vërtet ua përplasi në fytyrë të gjithë kundërshtarëve dhe diplomatëve, që donin ta përjashtonin nga partia që themeloi dhe udhëhoqi për më shumë se dy dekada, por ama, ky triumf nuk jep asnjë garanci se ai mund ti prijë një fronti unik kundër regjimit rilindas.

Gara për kreun e PD-së, zbulohet pjesëmarrja në votime

Kjo e dielë e instaloi atë në selinë e PD-së. Ajo sanksionoi se këtej e tutje janë të kota intrigat meskine me gjykata, për të prodhuar një parti fallco me vulë dhe sigël të pushtetit. Tani në krye të PD është dhe “de jure” dhe “de facto”, ai që ka mbështetjen reale. Dhe kjo për Sali Berishën nuk është një fitore e vogël, kur dihet se ai kishte mbi shpinë “non grata-n”, përballë makinerinë e pushtetit dhe pas shpine Bashën dhe shpurën e tij. Por fakti që ai nuk diti të mbledhë rreth vetes ata që e braktisën Bashën, por nuk pranuan të reshtohen pas tij, është një goditje e madhe për opozitën. Kjo përçarje do i japë gjatë gjithë kohës mundësinë mazhorancës të bëjë diversion, për të mos folur pastaj, më tej, për mundësinë e ndonjë skenari bashkimi votash si në parlamentin e shkuar, të asaj përmase që ia dhurojnë rilindjes pushtetin në tavolinë.

Prandaj në këtë 22 maj Berisha fitoi më shumë për vete sesa për masën opozitare.

©Lapsi.al

34 Comments

  1. Artikull idiot komplet. Kelyshet e bashes normal ae do bojkotonin o cope idioti gazetar kurse bythqirat si alibeaj ne te semes do perfundojne. Pse nuk votuan ata nuk eshte humbje o palle kari

    1. Ju ose nuk kuptoni ose beni sikur nuk merrni vesh! Cfare bashkimi kerkoni me Vul Braven & co. ata ANONIMA te LISTES se KUNATIT, qeshak te peshtire me emra e mbiemra butafonik te tipit; Ulliri, Bananja, Kastraveci, Trangulli jane vetem 20 a 30 cope vota, sepse pervec vetes se tyre ata s’perfaqesojne askend. Do te rine ne W.C parlament deri ne zgjedhjet e ardheshme qe jane shume prane. Do te vazhdojne te bejne pazare sepse ata mall Gabi jane por koha e tyre ka marr fund njehere e mire, sic morri fund pseudo opozita e Vul Braves. A e kuptoni se ky vend kishte 9 vite pa OPOZITE, tani tregoni perralla jo u perca, jo u nda ne dysh, tresh, e katersh, e terci e verci, cfare u perca, per 9 vite OPOZITA, nuk ka ekzistuar fare, o te tredhur nga trute dhe veglat, 9 vite pa OPOZITE qofte dhe fare formale, 9 vite me Vul Braven & Gjuzin, Jenisherin, Kerperatat etj. Kjo qe po ndodh eshte e pabesueshme, shqiptaret ne mbi 90% me hir apo pahir mbeshtesin BERISHEN sepse s’ka alternativ tjeter, KAQ!

      1. Edhe Enver Hoxha idhulli i Sali Berishes fitonte me 99.99% si ky Non grata qe fitoje sot. Ore po komunisti nuk behet dot demokrat. Kete le ta besojne palacot qe i vene nga pas se mos i bie Saliut ndonje kocke nga xhepi dhe ata ta marin por kurre demokratet e ndershem.

  2. Titulli qe do ishte me i pershtatshem; Berisha fitoi percarjen e skajshme te PD.

    Me kete palo votim fiton vetem vemja Edvin Rama.

    1. Sali non grata me drejtesi fitone vetem burgun. Pd- nuk eshte e tij dhe e idhetareve te tij qe i vene pas por eshte e demokrateve te vertet qe me pare ne sistemin komunist jane persekutuar nga sb i cili po tentone ti persekutoje edhe tani ne demokraci.

  3. Eshte heret per te pare se cfare arriti 22 Maji dhe rizgjedhja e Berishes pas 9 vitesh, por eshte fakt qe cilido qe do te garonte e kishte te sigurte humbjen.

    Kjo ndodhi jo per faj e as per merite te Berishes, i sulmuar nga te gjitha anet prej 9 muajsh, si nga brenda partise, ashtu edhe jashte vendit, kryesisht SHBA, te cilet kane dale me qendrim zyrtar per Berishen.

    Situata rrodhi e tille prej dobesive politike, organizative, inkoherences se ish Kryetarit, si dhe zhgenjimit te madh te demokrateve nga Lulezim Basha dhe kupola e PD-se.

    Bashkimi i PD apo ndarja e saj, sic i intereson Bashes dhe mbeshtetesve te tij, qe sot nuk guxuan te benin ze, natyrisht do te varet nga sjellja e Berishes dhe drejtuesve te rinj,

    Gjithsesi 22 maji ishte tregues i deshtimit te projektit per ta nxjerre Berishen nga politika, ndonese na duhet te presim e shohim rrugetimin e tij te dyte si politikan.

    1. Dhembet ja theu enveri amerikes dhe i fundit minister ishte gramozi deri vjet kryetar kuvendi.

      Ik bej cicin

  4. Hajde Bace – Urime.
    Mendoj se e ke bo per se mbari.
    Demokracia e Pluralizmi ne Shqiperi do te rrojne sa kohe qe burrat si Ti do ti dalin per Zot Atdheut e popullit te tyre.
    E marr me mend si do te vazhdoje kjo Rruge. Ju uroj suksese te shpejte e te gjithe mirepritur nga populli Shqiptar si baza e perpjekjeve, sakrificave dhe e sfidave Biblike qe kjo kohe e cmendur nga njerez te cmendur ju a ka hedhur para kembeve. Rrofte Demokracia. Rofte Shqiperia.

  5. Mjere shqiperia, me dumbabistet mos u boft kurre. Dumbabiste=patronazhiste=trushplare=virus vdekjeprures per te ardhmen e keti vendi.

  6. “Prandaj në këtë 22 maj Berisha fitoi më shumë për vete sesa për masën opozitare.”

    Kaq duhet të ishte shkrimi. Gjithe tjerat janë pallavra.

  7. Ju ose nuk kuptoni ose beni sikur nuk merrni vesh! Cfare bashkimi kerkoni me Vul Braven & co. ata ANONIMA te LISTES se KUNATIT, qeshak te peshtire me emra e mbiemra butafonik te tipit; Ulliri, Bananja, Kastraveci, Trangulli jane vetem 20 a 30 cope vota, sepse pervec vetes se tyre ata s’perfaqesojne askend. Do te rine ne W.C parlament deri ne zgjedhjet e ardheshme qe jane shume prane. Do te vazhdojne te bejne pazare sepse ata mall Gabi jane por koha e tyre ka marr fund njehere e mire, sic morri fund pseudo opozita e Vul Braves. A e kuptoni se ky vend kishte 9 vite pa OPOZITE, tani tregoni perralla jo u perca, jo u nda ne dysh, tresh, e katersh, e terci e verci, cfare u perca, per 9 vite OPOZITA, nuk ka ekzistuar fare, o te tredhur nga trute dhe veglat, 9 vite pa OPOZITE qofte dhe fare formale, 9 vite me Vul Braven & Gjuzin, Jenisherin, Kerperatat etj. Kjo qe po ndodh eshte e pabesueshme, shqiptaret ne mbi 90% me hir apo pahir mbeshtesin BERISHEN sepse s’ka alternativ tjeter, KAQ!

  8. Berishizmi ka qene per shqiptaret nje e keqe primitive, sot berishizmi eshte nje e keqe qesharake. Berisha asgje ska fituar as per vete. Çeshtje kohe e do tregojme barcoleta per berishizmin.!

  9. ca problemi kane kta klyshet e kuq te rinj dhe te vjeter apo jane mesuar te komandohen dhe nuk i pelqen vota e popullit

  10. Problemi eshte qe PD ne keto vite ka pasur shume deputet te blere e shitur nga ata te kerperates tek Alibeaj e Bardhi. Shume e thjeshte qeverie korrupton me fuqin e pares se piset qe qarkullon ne kete vend ashtu sic jane blere edhe ndonje ambasadore jo profesionale.

    Kjo eshte mafia ne pushtet edhe Putini nuk ben me shume blene kundershtaret ose I vret e fut ne burg por deri ketu nuk kemi arritur.

    Shiten e blihen si bagetia Basha me shoke e kjo situate do vazhdoje per ca kohe derisa te pastrohen nga politika.

    E ketu per mua pergjegjesia kryesore bie mbi Berishen dhe I takon atij ta ndryshoje kete gjendjen ndryshe edhe 1 million shqipetar do ikin ne emigracion.

  11. Berisha fitoi dhe perveçse bashkoi po ngjall edhe besimin tek demokratet .
    Mund edhe te humb por me mire te humbesh me nje trim ne krah sesa me nje lepur si Basha .
    Mund edhe te humb por te humburit me te medhenj jane ata qe nuk ju bashkuan kesaj nisme .
    Mund edhe te humb por shanset jane te pakta , siguria dhe besimi bejne qe fitorja te behet destinacion i sigurt .

  12. Ore po pse duhet patjeter te bijen dakord te gjithe ! Ai grupi Basha Bardhi Alibeu ne lidhje me rithemelimin e “ kane kaluar Rubikonin” me ato qe kane bere PD -se .
    Ata e dine shume mire qe NUK VOTOHEN ME nga demokratet. Kaq e thjeshte eshte . Kshtu qe do vazhdojne me kte stil deri sa te kene mandatin e deputetit , si Gjuzi me Koperaten . Berisha as duhet te humbase ma kohe me ta . Te tjeret qe kane qene as ketej as andej do i bashkohen ( Grida e beri tashme ).

  13. partite shqiptare funksionojne si tribu me kultin e kryetarit tash e pergjithmone ……eshte lloji i miletit ske ci ben
    si PD si PS nje mut jane ,plot me militante qe presin vendin e rradhes ne administrate ,tenderin e rradhes me shifra te fryra ,si me PS si me PD shqiperia do vazhdoje te vidhet ,sa me shume merrni njerin krah apo tjetrin aq me shume ja fusni ketij vendi o popull ……

  14. Galojnë shpifje e sharja nëpër portale ,u nxihet jeta me këta këta të foltores së bashku me mbretin e krimit e shpifjes Sali Ram Berisha këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën .PD-ja noton në detin e marrësisë degdisin atdheun për interes të Salisë.vertet besuat se salihu bashkon,nje njeri qe ka vrare e prere kedo qe mendon ndryshe nga ai,te gezoje partine komuniste e demokratike revolucionare te shqiperise.PKDRSH.

  15. SPAK-un e ka në kontroll Berisha me Metën. Po të shohësh edhe veprimtarinë e vetë po e përqendron në gjëra dytësore dhe po u lë fushën e lirë që të kalojnë afatet dhe të harrohet krimi real i atyre që janë maja e piramidës. Fakti që vetëm atyre nuk po u afrohet, kur ata kanë kryer krimet më të mëdha bën që të bjerë besueshmëria në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.