Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve është në total 31 950.
Sipas Komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Kush e raportoi shifren… Albanovica ? osht shifer e sigurte hahaha.
Bojkotimi i votimit për Berishën është një referendum i heshtur kundër tij. Edhe vetë mbështetësit e tij, e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motiv të rikthejnë pas 32 vitesh në krye të PD njeriun që i ka sunduar për 32 vite, duke i shkaktuar trauma jo vetëm PD, por dhe gjithë Shqipërisë.