• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për kreun PD-së, Elezi: Do ta njoh rezultatin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ibsen Elezi i cili garon sot me ish-kryeministrin Sali Berisha për kreun e PD-së, bëri thirrje që mos bëhen shkelje në procesin e votimit.

Ai tha që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit.

Ndërsa theksoi se pas shpalljes se vendimit  do ta njohë rezultatin.

“Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën.

Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues. Drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia në këtë vend. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në një sistem ku duhet të vendosim për ide, jo për individë”, tha Elezi.

Ai tha nuk do të tolerojë parregullsi të konstatuara të kryera nga komisionerët.

“Jam fokusuar shumë te procesi dhe ndaj kam pranuar të jem në këtë garë. Kam luftuar shumë për proceset. Pas shpalljes së vendimit do ta njoh rezultatin. Kam toleruar shkelje të vogla, por nëse verifikohet se komisionerët nuk do jenë korrekt nuk do ta toleroj”, tha Elezi gjatë komunikimit për mediet pasi votoi për kerun e PD-së.

 



5 Comments

  1. O Ibsen para nje jave dole e the “qe nuk je ne kushte te barabarta konkurimi…”. Sot del e thua do ta njoh rezultatin !!!! Vertete nuk ben me lajm dhe ndonje cudi emri yt dhe ti vete si individ. Edhebti pjese e makiavelizmit dhe perversitetit te lojes se piste te berishes je !! Perse pranon te behesh marionete e nje kavie ne degradim dhe me paturpesine me te madhe flet per demokraci dhe rregulla, kur vete e konstaton qe ke hyre ne nje loje pa rregulla. Pra ore Ibsen po kerkon te legjitimosh nje loje te cilen e dell’amore vete si te parregullt. TURP E FAQJA E ZEZE

  2. Burrat si ti qe e kane zerin e holle jane burra kurva. Qellimi yt eshte te shpetoshe Sali Non graten nga sikleti qe nuk do kishte kundershtar se ti e di shume mire qe nuk mer asnje vote.U tregove b…q…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *