• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas çiklistin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Një 19-vjeçar me inicialet G. J., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur një çiklist 63 vjeç me inicialet J.K. I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

 

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *