• |
ide | kryesore

Aktivistet ‘sulmojnë’ tapetin e kuq në Kanë për të dënuar femicidet

Paparazzi, Slider



Disa vajza dhe gra shpalosën një pankartë të madhe në premierën e thrillerit “Holy Spider”, teksa lëshuan edhe tym të zi. Pankarta paraqiste 129 viktima(vajza dhe gra të vrara) që nga Festivali i fundit i Kanës – në një referencë të dukshme për numrin e vrasjeve në familje në Francë.

Me regji të Ali Abbasi, “Holy Spider” tregon historinë e një gazetareje që heton një vrasës serial që synon punonjëset e seksit në qytetin iranian të Mashhad. Ai bazohet në rastin e vërtetë të Saeed Hanaei, një punëtor ndërtimi, i cili vrau 16 gra midis vitit 2000 dhe 2001 përpara se të kapej nga policia.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Kanë këtë javë. Të premten, premiera e “Three Thousand Years Of Longing” e George Miller u ndërpre nga një grua që protestoi kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë.

Gruaja u shfaq nudo e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës teksa kishte shkruar “Ndaloni së përdhunuari”. Rojet e sigurisë e rrethuan shpejt dhe e hoqën nga tapeti i kuq.

Festivali i 75-të në Kanë ka pritur tashmë premierën e mbushur me yje për “Top Gun: Maverick”, ku Tom Cruise mori pjesë për herë të parë në 30 vjet. Ngjarja iu nënshtrua protokolleve të rrepta kundër COVID-19 në vitin 2021, por Kana e këtij viti i ka hequr të gjitha masat pandemike.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *