• |
ide | kryesore

Berisha fitoi, poshtë Berisha

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolarë të pluralizmit shqiptar. Për nga përmasa e përmbysjes dhe aftësia për të rilindur nga hiri, ai mund të krahasohet vetëm me “katharsisin” e Nanos në fillim vitet 2000. Figura emblematike e socialistëve kapërceu ylberin pasi u përball me atë pjesë të partisë së tij që pati kapur qeverinë, ndërsa lideri historik i demokratëve e bëri këtë duke patur mbi shpinë peshën e verdiktit të Departamentit të Shtetit. Kjo dëshmon edhe njëherë, se në partitë tona tradicionale, që lindën mbi gërmadhat e dikktaturës, pesha e kultit të individit është ende e vështirë për tu shkulur.

Natyrisht, Berisha fitoi edhe prej kësaj. Fitoi sepse për 30 vite me radhë ndërtoi një parti personale të dominuar vetëm prej tij. Fitoi se la si pasardhës një bir plangprishës, që mbeti gjithmonë në hijen e babait, të cilin nuk e vrau dot kurrë realisht. Fitoi se krijoi lidhje gati incestuale me familjen e tij politike, që dukej haptas në përqafimet pasionante të foltoreve dhe për mënyrën gati mbinjerëzore, se si kujtonte me emër dhe mbiemër, në ritakimet pas një kohe të gjatë, themeluesit e tre dekedave më parë.

Lexo me tej:

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! …dhe kurrë mos thoni kurrë!

Por, shkaqet e suksesit të tij nuk duhen kërkuar vetëm tek marëdhënia gati tribale që ai ka vendosur me fanatikët e vet. Ai është i lidhur ngushtë edhe me padrejtësinë që iu bë për ta përjashtuar nga PD-ja. Shumëkush nga ata që kishin gjetur paqe pas tërheqjes së Berishës, nuk e kapërdinë dot trajtimin si dele që do të “hanin bar”, nëse nuk ndaheshin njëherë e mirë me të. Shumë demokratë, që se kanë vënë asnjëherë në diskutim SHBA-në, nuk e kuptonin dot politikën me dy standarte të Ushingtonit, që hakmerrej për bëmat e qeverive të para dhjetë viteve, por shpallte kampionë të demokracisë bandën e tanishme të kleptokratëve. Ata nuk e pranonin dot se si Departamenti i Shtetit mund të shpallte “minues të demokracisë” idhullun e tyre, menjëherë pasi kishte njohur dhe përshëndetur mandatin e tretë “historik” të Edi Ramës.

Berisha u rikthye ndoshta edhe sepse ai kishte lënë pas vetes një humnerë të pambushëshme nga askush. Opozita e këtyre tetë viteve, ishe e dobët, e vakët, shpesh kompromisaxhie deri në meskinëri dhe shpesh tragjike deri në keqardhje. PD u bë një parti që e përqeshnin kur hiqej si tolerante dhe që se merrnin seriozisht kur pozonte si radikale. Si rezultat i kësaj, ajo shkoi nga disfata në disfatë, e pafatë që të ndalonte duart e Edi Ramës mbi vjedhjen dhe blerjen e votave. 

Pra të tre këto faktorë, edhe hija e kultit të personalitetit edhe asimetria e Uashingtonit edhe telendisja e atyre që la pas, qenë determinuese në një nga revanshet më të forta politike, që do të mbahet mend nga librat e historisë. 

Magjia e foltoreve që kulmoi në kuvendin e 11 dhjetorit dhe pastaj rezultati i 6 marsit, i kanë rrënjët tek ky trekëndësh. 

Por, po të analizohen me kujdes, të tre brinjët e tij rezonojnë me të shkuarën: Si lidhja që lideri historik ka vendosur me militantët, si bëmat për të cilat e akuzoi sekretari Blinken, si përcaktimi i pasardhësit që formatoi më pas linjën opozitare, janë histori që datojnë, në rastin më të mirë, këtu e dhjetë vite më parë. 

Pra, në këtë kuptim, finalizimi i fitores së 22 majit ishte një betejë me fantazmat e së shkuarës, ishte ngadhënimi mbi një hapsirë dhe një kohë të cilat ai i ka dominuar. 

Deri të dielën që sapo kaloi Berisha arriti të tregojë se ka shumicën në parti dhe se pjesa më e madhe e votuesve opozitarë i besojnë atij më shumë se kujtdo tjetër. Por nga sot e tutje fillon një histori e re, sepse dilema për Berishën nuk është se sa i zoti është për të dominuar të djeshmen, por se sa fuqi ka për të ndërtuar të nesërmen. 

Dhe arkitektura e së ardhmes nuk mund të projektohet pa bashkim. Pikërisht kjo është pika që triumfi e Berishës mund ti ngjajë atij të Pirros. Në garën që e ktheu atë kryetar, ai konkuroi pothujse i vetëm. Ajo u bojkotua nga ⅔ e deputetëve. Që prej ditëve të lavdishme të foltores, në radhët e grupimit të saj nuk është shtuar as një ligjvënës i ri. Beteja e fundit politike, ajo për zgjedhjen e presidentit tregoi se grupi parlamentar i PD-së është i përçarë, deputetët e saj shpesh në shërbim të qeverisë dhe shpesh, thjeshtë apatikë.

Zgjedhjet në PD / Berisha fitoi, por nuk bashkoi

A mundet të mbijetojë një opozitë e tillë? A ka kohë ajo të shndërrohet në alternative për zgjedhjet lokale që janë në më pak se brenda një viti? A nxjerr dot ajo në këtë klimë përçarëse një kandidat të besueshëm, ta zëmë, për Tiranën? A i dërgon ajo dot sinjale pjesëve të tjera të shoqërisë, kur nuk ka ditur të gjejë fjalën mes vetes? A mund të pengojë ajo, le të themi, skenarë si ai që Rama organizoi me opozitën fallco, duke marrë avantazhe elektorale për vete?

Sali Berisha nuk ka përgjigje për asnjë nga këto dilema. Natyrisht jo vetëm për faj të tij. Ai ka përballë një pushtet që korrupton dhe një makineri diplomatike që shantazhon. 

Pavarësisht nga rethanat, në politikë i rëndësishëm është rezultati. Dhe sot askush nuk  vë dot bast se Sali Berisha është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën në këtë periudhë të amullt. Mbreti i së shkuarës nuk jep asnjë garanci se mund të bëjë edhe princin e së ardhmes. Prandaj sa do i paparë dhe spektakolar të jetë kulmimi i rrugës së tij deri në këtë 22 maj, ai ka më tepër aromën e një revanshi personal. Një gjë është e sigurtë: Berisha për vete triumfoi, por askush ende nuk di të thotë nëse kjo do të jetë edhe fitorja e atyre që e ndoqën, besuan dhe mbështetën.     

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Jam i dyzuar nëse është lajm i mirë apo i keq. Një gjë është e sigurtë, nëse kishit shpresa që PDja mund ta nxjerrë Edi Ramën nga pushteti, kjo shpresë vdiç sot. Ky është lajmi i keq.

    Lajmi mirë mund të jetë vetëm nëse PDja kishte mbaruar gjithsesi. Në këtë rast, sa për të ushqyer vehten me shpresa të kota, ndoshta është më mirë që ta kemi të sigurtë. Dhe zgjedhja e Berishës i vendos vulën kësaj; përpos atyre që duan Berishën më shumë se fëmijët e tyre. Kemi edhe nga këta, siç i kemi parë.

    Gjithsesi, lojët me marioneta mbaruan. Ata që janë përballë njëri tjetrit janë po ata që ishin, por të paktën kësaj rradhe nuk janë të fshehur. Sali Berisha po merr PDnë (siç thonte një grua e menqur në lagje – ‘udha e mbarë ju qoftë’), dhe LSInë së shpejti do e marri Ilir Meta dhe plotësohet trekëndëshi që na ka ndritur gjithë këta vite, Edi Rama, Ilir Meta Sali Berisha.

  2. Berisha fitoi po ndaj kujt, Lulit te dorehequr qe kurre nuk e la te jete de facto kryetar i PD, fitoi ndaj Isben Cjapit te Mul Nokes…ndaj kujt fitoi??? Berisha shpejtoi fundin e tij te turpshem e te pashmangshem. PD-ne fatkeqesisht e coptoi por me mire ta coje sa me shpejt ne gremine veten dhe shpuren qe e pason per ti hapur nje histori te re e te ndritur njerezve te pa korruptuar dhe pro perendimore ne PD.

      1. Njerezit si une jane antikomuniste, rrjedhin nga familje te tradites qytetare, adhurojne lirine, urrejne lideret e korruptuar e diktatoruce te tipit Berisha, Rama e co, kemi personalitetin tone dhe neverisim skllaverine ndaj liderit kushdo qofte ai. Por duhet te plotesosh kushtet e Sefer Dajes per ta na kuptuar.

  3. Si Bushatit,por edhe Malokut,dibranet e mencur (si gjithmone),thone nje fjale :Po kerkoni,gjemb,per kambe.Nese nuk e keni degjuar,pyetni cdo dibran,te thyer ne moshe,se jua qarteson popullorce.

  4. Rugètimi nji vjeçarè i doktorit ishte nji rugètim i mundimshèm por edhe i domosdoshèm pèr artikulimin e nevojshèm tè ngjarjeve tè llojllojshme antikombètare,antinjerèzore,antiekonomike e tè tjera nga qeveria sadomazoiste Rama pèr kèto vite tè pushtetit tè mbrapsht kozmetik pèr tè mbuluar tè bèmat me qèllim dhe tè bèmat prej paditurisè.Doktori i nderuar bèri shumè dhe tè pamundèrèn pèr tè senzibilizuar nji pjesè tè konsiderueshme tè njerèzve me kapacitet normal tè intelegjencès.E gjithè ligjèrimi i tij ishte i sakt dhe i mbivendosur nè atè heshtje dhe mosveprim deri nè kohèn kur detyrimisht u kèrkua ndèrhyrja e doktorit si shpresdhènès i politikave tè domosdoshme shoqèrore ekonomike qè nè vèmendje ngeli e veçantè nè lèvizjen e tij pèr tè deklasifikuar ambientin e ngulfatur politik dhe tè kapur ekskluzivisht nga perverzèt e majtè me maqinerinè propagandistike tè tyre dhe duke e kthyer krenarinè e humbur tè opozitès nga ligushat pèrfaqèsues fallco qè i shkonin pèr shtati Ramès dhe tè majtès nè tèrèsi.Doktori i nderuar nuk bèri propagandè ,nuk gènjeu pèr gjithçka qè elaboroi ,ishte i vèrtetè ,bindès dhe jo rastèsisht njerèzit e pèrqafuan lèvizjen e tij. Doktori zhvilloi betejè prej nji viti pèr çdo ditè ,eshtè e zorshme me nji qeveri komode hajduteske nè çdo aspekt,por hapin e parè e bèri,ia doli dhe me vetè faktin se te njerèzit duket nji entuziazèm qè shprehet nè çdo tubim me qytetarè ,nè çdo qytet mandej edhe pèr nji kohè tè shkurtèr disa herè me takime entuziaste dhe artikuluese tè fuqishme ,tregon shumè çka ,pèrveç atyre qè nuk shohin dhe nuk duan tè ndègjojnè kjo lèvizje èshtè shumè patriotike dhe shumè e veçantè prej fillimit dhe deri tani dhe pèrfundimisht produkti final do tè jetè madhèshtore pèr demokracinè edhe pse skeptikèt mendojnè tè kundèrtèn e gabuar.

  5. Brilant si gjithmone ne analiza o Bushat. Megjithese ti vete ke thene se te jesh brilant ne nje ambient llum, nuk eshte ndonje shkelqim i vecante. Nga njera ane, je i vetmi qe kujton katarsisin e Nanos, qe per te thene te verteten ngjan vertet si dy pika uji me 90% te reaksionit “foltorja”.
    Nga ana tjeter, nuk permend LSI si efekt i sherrit brenda llojit. Kjo mospermendje ndoshta eshte e vetmja ? per nje open mind si Bushati, qe sado open eshte, prape nuk e pranon elementin burre shteti tek Berisha.
    Dy grupet e deputetetve, njeri pro Bashes-Alibeaj, tjetri as mish as peshk, e kane mundesine qe te formojne nje force te tyren, dhe te provojne fushen e betejes pas 1 viti ne zgjedhjet lokale.
    Ndoshta kjo eshte formula fituese kunder regjimit Rama, dmth qe cdo gjeneroje votat e veta, dhe ti bashkoje votat pas zgjedhjeve, dhe jo bashkim forcash para zgjedhjeve. Rasti i Shkodres, ku votat e foltores plus votat e Bashes, jane dukeshem mbi Ps, eshte shenje qe ky lloj sienergjie eshte fituese.

  6. U bene 9 vjet qe nga largimi i Berishes ne 2013, kohe mese e mjaftueshme qe cdo kujt me deshire per te udhehequr e ndritur ne skenen politike te ishte sot ose ne krye te opozites ose ne krye te qeverise pasi te kishte rrezuar Ramen.
    Kjo gje nuk ndodhi, dhe ato pak qe dolen u shite e u blene dhe u diskretituan ne rastin me te mire si te paafte!

    Berisha nuk eshte ai qe duam por ai qe na nevojitet!

    Perballe eshte nje shtet totalisht te kapur, i mbeshtetur me rrjet spiunesh, polici, drejtesi, banda e oligarke dhe perballe ketij regjimi fitohet duke “perplasur briret” pra shkurt nje opozite qe vetem Berisha di te beje…

  7. Absolutisht nuk eshte qenia malok ajo qe e ben te papranueshem tashme Berishen por eshte ajo cfare ai ka prodhuar ne keto 31 vjet si aktor kryesor i politikes se ndyre qe ka abuzuar tmerresisht me shqiptaret. Nje tmerr si Rama nuk mund ta zevendesojme me nje tmerr pa fund si Berisha. Nuk do na e fale Zoti dhe historia o te pafe dhe te paudhe.

    1. o rrot karri num;ro nj; pune q; ka bere edvini ne 9 vjet
      Berisha t’ liberalizoi vizat, te futi ne nato, ndertoi tap, ndertoi hidrocentral ne shkoder e gramsh, asfaltoi te gjithe rruget e komunave te shqiperise qe lidheshin me akset kombetare, rriti me shume se 2 here pagat e pensionet etj

  8. DEPUTETI GENC RUCI RULI E PYETI ANDI BUSHATIN-ORE KY YMERI KUR E KA FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT?! thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT KOL SALLAKU SKYPE EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  9. Analizé e bukur dhe e plote Z. Bushati,ju pergezoj.
    Ajo qe presim te shohim tani eshte edhe nje reflektim i mbeshtetesve te Basha-Alibeajt, si brenda, ashtu edhe jashte vendit.

    Por kjo pritshmeri nuk ka te beje me personin Berisha, apo te tjere. Mendoj se te gjithe presim nje stabilité te opozites se masakruar dhe pluralizmit shqiptar, bazat e demokracise, e cila as mund te importohet dhe as te eksportohet, ndaj kemi shume modèle te demokracise ne bote.

  10. Andi mbas ngjarjeve te 1997 askush nuk besonte se do ishte ky Berishe qe ne 2005 do kthej fitues dhe kryeminister.

    Ishte ky Berishe qe kishte prishur te gjitha marredheniet me amerikan dhe me shume europiane por ata e pranuan dhe besuan ne 2005 e jo vetem e futen vendin ne NATO, hoqen vizat dhe vendin e vizitoi Presidenti Bush, e gjithe keto nuk jane pak.

    Prandaj trembet Rama ai e kupton se me Berishen ndryshon muzika.

    Sa per amerikanet ndryshon qeveria mbas ca kohe dhe ndryshojne dhe prioritet, mos u cudisni kur ta shpallin Berishen burre shteti e mikun me te mire te tyre.

    Sa per Ramen dhe qeverite e tij korrupsioni eshte pak ajo eshte mafia ne pushtet.

    1. Ne 97’en asnje nuk e akuzonte Berishen per kurrupsion madhor ! Kjo vule e amerikaneve nuk eshte njolle qe iken me ndryshimin e presidenteve (sic ndryshonte opinioni mbi hajdutllekun e Metes ne Shqiperi !). Amerikanet u ngjiren duke e perseritur sa here ju jepet rasti.

      Nderkohe mbijetesa e familjes Berisha eshte e varur totalisht ne pushtetin e tij politik. Sa me shume ndjekes te kete, aq me i sigurt eshte ai dhe femijet e tij nga ndonje perndjekje e mundeshme nga drejtesia !

      Kjo nuk eshte ndonje shpikje e Sales. Kjo eshte formula qe kane ndjekur e ndjekin te gjithe satrapet e bijte e satrapeve ne gjithe vendet e botes se trete (dhe jo vetem..)

      C’do pjerdhje pseudo-intelektuale qe “harron” kete detaj, eshte thjesht nje lepirebythje ndaj Sales, dhe nje kontribucion me shume ne jetegjatesine e hajdutlleqeve te Rames !

      Cdo mbeshtetje e Berishes, eshtte pseudo opozitarizem
      Po behen 10 vjet qe e djathta nuk harrin te heqe nga vetja lekuren e qelbur te Sales, e pastaj ankohet se i vjedhin votat.

      Zhdukeni Salen, e te gjithe te pakenaqurit do te gjejne me ne fund nje parti

  11. Berish e dinte qe kishte nje lolo per kryetar dhe mbante lidhur si qeni.Por kur qeni filloi te lehte atehere i futi zinxhiret dhe e lidhi.
    Nje fitore koti me mullinjte e eres.
    Fitoi dhe vetem fiktoi sepse gjeti vetem idiota dhe injorante qe pine raki ne votime.
    I lumte Saliut me keta gomere qe ka pergatitur.
    Vetem nje vullnet hajduti dhe banditi mund te beje te tilla corba.
    Edhe Meta po i vjen si Matador maje kalit te vjedhur.
    Na lumte Salihi.

  12. Me lahut dhe kushtetute iku dhe Remzi Hoxha .
    Do ikni si Sudja dhe Vehbiu dhe harrohet cdo gje.
    Me behet shume qejfi qe Saliu zgjodhi vehten .
    Jam dakort qe do ta na coje ne nje kasaphane tjeter,por mire te na behet.
    Sali rrofsh qe munde askushin .
    Populli shqiptar eshte askushi qe dhemb fort dhe harron shume shpejt.
    Aty me rri Sali se Rama do te rrije edhe 4 vjete te tjera.

    1. Titullin e kesaj shkerdhato kanalize nuk do guzoje ta vije,nese do te ishte rrama i rizgjedhur… Legen me gjak te prishur!

  13. Nuk e di se cfare “zhanri” mund te klasifikohet ky shkrim I Bushatit. Analize? Nuk duket e tille. Me shume ngjan me fantazi per “fyell e orkester”!
    Nga ky shkrim kupton lehte se Bushati nuk ka ndjekur asnje prononcim te z. Elezi. Nese do kishim edhe nje debat te vetem mes dy rivaleve ne gare, do kishim nje rezultat krejt tjeter! Harron nje pjese qe shkruajne ketu pa respekt dhe me gjuhe denigruese ndaj Ibsen Elezit se ky ” certifikim” I Berishes se “trete” do ndodhte me “referendum” sic qe pergatitur te ndodhte.
    Do kete nje analize cilesore te asaj qe ndodhi ne 22 maj. Ketu flitet ne tym,referuar numrit te votave!
    Por,permes nje analize cilesore,sic e permenda,do dale e qarte se ka shume “ngjyra” ne kete “rezultat” te 22 Majit. Shume nuanca,shume drite-hije. Do skanohet ky proces qe te kuptohet pse-ja e ketij rezultati.
    Deri atehere,kushdo le te shfryje,te clirohet e te lirohet permes diarrese nga goja!..

  14. Berisha është një kufomë politike dhe nuk shqetësohet kush për ardhmërinë e tij. Problem janë ata ish ministra, ish deputet e të tjerë pa fund isha që mundohen me sforcë të madhe të restaurojnë mitin e liderit Berisha, duke u munduar të ribashkojnë copat e thyera të mitit të tij për të krijuar figurën e mitizuar e adhuruar të “perëndisë së pavdekshëm”, në fakt po shohim restaurimin e një “perëndie” të plakur,të lodhur e në kufirin e skrizofenisë, që s’të çon gjëkundi.Modeli politik “berisha” nuk i çon këta isha në ish postet e tyre ku fitohej para e përvilegje. Fatkeqësi e turmave që të pa shpresë e të pasigurtë për të ardhmen e tyre kanë marë në krah arkivolin politik Berisha e si të çemendur bredhin nëpër nëpër qoshet e Shqipërisë të lodhur me pseudemokracinë.Fatkeqësi janë dhe deputetët e PD që si qënje të tredhur nuk janë të aftë të reagojnë vdekshmërisë së tyre politike.
    Buda ka thënë: “është njerëzore pikëllimi për vdekjen por të mençurit nuk pikëllohen, pasi kanë kuptuar natyrën e botës.”

  15. Galojnë shpifje e sharja nëpër portale ,u nxihet jeta me këta këta të foltores së bashku me mbretin e krimit e shpifjes Sali Ram Berisha këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën .PD-ja noton në detin e marrësisë degdisin atdheun për interes të Salisë

  16. Arsyet e fitores se kthimit te Sali Berishes ne krye te PD i shtjellon mire Andi Bushati, por ama ajo Arsyeja me kryesore eshte se PD nuk kishte kryetar por nje te emeruar nga….Ambasada Amerikane per te luajtur rolin e krye-opozitarit (!) Tani PD ka ate kryetar qe ashtu si kudo ne bote, e zgjedhin anetaret e partise.

  17. SPAK-un e ka në kontroll Berisha me Metën. Po të shohësh edhe veprimtarinë e vetë po e përqendron në gjëra dytësore dhe po u lë fushën e lirë që të kalojnë afatet dhe të harrohet krimi real i atyre që janë maja e piramidës. Fakti që vetëm atyre nuk po u afrohet, kur ata kanë kryer krimet më të mëdha bën që të bjerë besueshmëria në popull. Luli ishte kopili i serbit salih o loqja e majte e salihut Gezim

    1. Futi duart e kontrollo serish tek loqet e Sales e do gjesh atje gojen e sat’eme or bythqiri Rames me emrin harruar nga shkordhimet ne bythe.

  18. Sali Berishen e kthyen (madje me force) dy faktore : 1 – Varferimi i Qeverisjes Rama dhe 2 – Gjumi i Opozites Basha

  19. Salih karaxhic berisha i ka mare rruget e mutit,por ky serb kriminel mori ne qafe dhe nje parti qe ishte konkuruese,por me salihun dhe kjo parti i ka marre rruget e mutit,salihu e ka thene vete ne 1995 qe pas meje,te behet qameti.po realizohet.gezim shpellkar e malok,rrace e qelbur e krijuar nga pallimi qe ju ka bere neper fis ky kriminel serb

    1. Karin e shpellareve mbaje ne gurrmaz dite e nate e kafshoje moj kurva rilindjote. Ai Vucici jua pallon Ramen si tore aty ku e mba poshte tavolines se Open Ballkan e ju akoma me “kriminel serb” ne goje mor rrace kurvash.

  20. ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA TALLIN TRAPIN ME ZAGARIN E MJERUAR FRUSTRUAR SEXUAL YMER G KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE KOL SALLAKU SKYPE-s

  21. Analizat e Bushatit gjithmonë kontradiktore me vetveten në varësi të subjektivizmit të tij ekstremist majtist.
    Kontradiktorja e pseudo analizës fillon që nga titulli alla Bushat :
    “Berisha fitoi, poshtë Berisha”
    Titulli më afër realitetit do të ishte :
    “Berisha fitoi, po çfarë fitoi Shqipëria apo Partia demokratike” ?
    Sigurisht që Bushatit nuk i intereson fare se a fitoi Partia demokratike, përkundrazi, fërkon duart për çdo humbje të saj.
    Një tjetër titull që i afrohet më shumë realitetit shqiptar do të ishte :
    “Në Shqipëri vazhdohet të vlerësohet kulti i individit”
    U rikthye e ndryshuar parulla e dikurëshme.
    “Dy luanë ka Shqipëria, Edvin Rama e Berisha”
    Që të dy nuk janë liderë produkt i zgjedhjeve të lira konkuruese demokratike, po produkt i votimit personal, pa asnjë konkurencë.
    Më ka tërhequr vëmëndjen fakti se në votimin e 22 majit, nuk u respektuan listat zgjedhore të antarësisë aktuale të PD, po “votuesit” kishin të drejtën e votimit, vetëm duke paraqitur teserën e PD të para 30 viteve.
    Në këto 30 vite , më shumë se gjysma e antarëve të hershëm të PD, i seleksionoi koha si persona të dyshimtë që nuk kishin asnjë lidhje me një parti të djathtë, për faktin se e djathta tradicionale shqiptare ishte asgjësuar thuajse tërësisht nga diktatori kriminel Enver Hoxha, një pjesë kishte emigruar e pjesa tjetër ose ishin pushkatuar apoburgosur e familjet e tyre ishin interbuar duke u privuar tërësisht nga arsimi.
    Në krye të Partisë demokratike ishte Berisha, një intelektual antar i PP për dy dekada e Gramoz Pashko, bir i një kryeprokurori të diktaturës enveriste.
    Më kujtohet se paradoksalisht edhe Zëri i Amerikës vlerësonte më shumë birin e Josif Pashkës si “demokrat” sesa tropojanin intelektual Berisha.
    U desh që të kalonte një periudhë 10 vjeçare, që bijtë e ish të persekutuarve intelektualë patriotë nacionalistë, të shkolloheshin në perëndim e të ktheheshin në Shqipëri duke pastruar listat e dyshimta të PD.
    “Rikthimi” i Berishës, “riktheu” edhe listat e vjetra të pseudodemokratëve të majtë, një pjesë syresh edhe ish spiunë të sigurimit.

  22. I justifikuar hidherimi i Rames der tek i fundit patronazhist i punesuar ne administrate per te bere komente e like pro qeverise – Kudo ne bote pushtetet do ta enderronin te kishin nje opozite gjumashe si e Bashes perballe (Rama vete dirigjonte mediat – Basha fle gjume)
    Dhe beri Pall me Pushtetin e Rrumpall me Buxhetin Rama aq sa rrasi aty edhe gjoben personale te Bekettit (!) Kudo gjetke opozita do kishte bere namin me protesta, ketu Basha u mjaftua me dy fjale para gazetareve (mendoni Ramen si do vepronte te ishte ne opozite)
    Tani Opozitaret e Pushtetit zgjedhin me vote ate qe duan ata per kryetar se edhe ne bote opoziten e kryetarin e zgjedhin opozitaret jo Ambasadoret Amerikane.,.. sado qe kjo Shqiperi eshte kthyer ne republike bananesh e guvernuar nga Yuri Kim e tjere para saj.

  23. Sy e veshe tek Saliu mbani or njerezi,

    se ashtu nuk me shani dot kete qeveri,

    me Berishe perdite dhe me Saliu pernat,

    qe une me ministreshat te fleme ca rehat,

    nuk kam c’te bej tjeter per juve more popull,

    qe jeni nga Vermoshi deri poshte ne Dropull,

    me keto perralla per Sali me Sali e prej Salise,

    dua te fsheh Mutin qe i kam bere Ekonomise!

  24. 26 maji i vitit 1996 shënon një nga ngjarjet më të errëta për demokracinë shqiptare, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot.

    Sali Berisha bëri një masakër të vërtetë zgjedhore, duke goditur rëndë zgjedhjet e lira.Maloket ne qytet,Kombi ne rrezik

  25. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU TALLIN TRAPIN ME ZAGARIN E MJERUAR FHE FRUSTRUAR SEXUAL YMER G KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE CARLO BOLES BOLINO

    1. Ama edhe ti ne këtë “emrin” më të gjatë se komenti që meresh vetëm me sharjet banale të gazetarëve, më duket se bën garë me seksistin , mender me thënë anal-ist Lenc Vangjelin. që imiton palloshin dymetrosh.

  26. Zoti Bushati , pse e hedh e pret sa andej ketej! Tani dukesh sikur je kunder bandess se hajduteve e pro Berishes, nje fjali me poshte shkon deria tje saqe me llogjike pervrsi gjakprishur i quan meredhnjet e Berishes me partine, e tije pothuaj inçestuoze! Kjo eshte nje fjale e papergjegjshme, qe nji gazetar nuk duhet t’ia lejoje vetes,,,, sepse inçesti kryhet brenda nji familje me lidhje gjaku! Ketu duke mos pas asnje argument te forte kunder Berishes ke futur kete term qe nuk ka asnje lidhje me nji parti politike, por e thene vetem per ti bere qejfin hajdutit!! Ketu kjo shkerdhato kanaliza jote bie poshte e gjitha, megjithe titullin dhe ai…. per ti bere lepirje hajdutit! Te qeinit gazetar nuk qendron vetem ne talentin e te shkruarit, qe nuk te mungon, por ne radhe te pare te jesh i ndershem dhe asnjanes, jo te besh bir kurve, here me njerin e here me tjetrin! Jna e dy minuse qe eliminojne njeri tjetrin, e nuk i sherben njerezve per te cilet besoj se pretendon e ke bere….por vetem ty,,. e per momentin!!!

  27. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *