• |
ide | kryesore

Balla ftesë Kosovës: Një tjetër shtet do i bashkohet Ballkanit të Hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër shtet në javët në vijim do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Teksa tha këtë nga foltorja e Kuvendit Balla i ka bërë thirrje edhe Kosovës.

Sot nuk ke një vend anëtar të BE që të ketë një rezervë të vogël për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Për Ballkanin e Hapur, kjo është gjëja më pozitive. Mjafton të flasësh me përfituesit e drejtpërdrejtë të Ballkanit të Hapur, prodhuesit. Hajde shkojmë tek të gjithë eksportuesit dhe i pyesim

Unë do vijoj t’i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave nga Kosova që mos bien pre e keq informimeve por të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. As ka asnjë dyshim që në javët në vijim dhe një vend tjetër i Ballkanit do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur.

E jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në Bosnje edhe qeveria e re boshnjake do i bashkangjitet Ballkanit, ku aty aleati juaj non grata Dodik, ju jeni në të njëjtën ombrellë me të ju jeni shoqata e non gratave të Ballkanit”, tha Balla.



4 Comments

  1. Aq inferior i shohin shqiptaret e Kosoves Rama dhe ky, sa edhe ne lidhje me serbet thone, ju kane keqinformuar (per te mos thene spo kuptoni)se Ballkani i hapur eshte i mire per ju,. O Taulant, i njohim serbet me mire se ti dhe Rama, prandaj te pakten ketu na e kurseni moralin, propaganden dhe llafet e teperta. Ai shteti qe sipas deshires tende do iu shtoka Balljkanit te hapur, nuk do i shtohet, sepse Gjukanovic vendos, dhe jo Dritan AbazoVIc. Por edhe po iu shtua, cfare pastaj? Nuk kemi komplekse inferioriteti, apo te bejme sic ben turma, qe meqe iu shtua edhe nje, po mbetemi vete dhe hajt ti shtohemi, Jo ore jo, ne rastin me te keq, mund te jetojme dhe vete.

  2. SA KEQ KUR SHIKON SE NE DUAR TE KUJT KA RENE KY SHTET . NEJSE , GJITHMONE KESHTU KEMI QENE . PLEHRAT NE KRYE DHE LULET NE FUND

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *