• |
ide | kryesore

Berisha: Fondi amerikan u shndërrua në mashë të Ramës, qindra vila do ndërtohen në Butrint

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur sërish akuza për ligjin e menaxhimit të Butrintit. Berisha tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte.

Duke iu drejtuar fondit shqiptaro-amerikan, ai tha se janë shndërruar në mashë për ambiciet korruptive të Edi Ramës. Ish-kryeministri e cilësoi këtë marrëveshje si më korruptiven në histori.

“120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit. Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive.

Unë kam ndjekur arkeologë, ndërhyj në parime. Fondi është autor i planit të menaxhimit, të cilën nuk e publikon. Avokatja është bërë anëtare e bordit. Dua t’ju pyes a ekziston konflikti i interesit apo jo? Nuk mundemi kështu. Kë pyetët ju që bëtë këtë hata për parkun e Butrintit? A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme? Së fundmi, zonjë shkruhet se je shumë e egër ë zyrë me punonjësit. I fole jo mirë atij. Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë, por ti je ministrja e Kulturës. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja është anëtare e bordit, ndërsa marrëveshja shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.



19 Comments

  1. Nuk e kuptoj si mund te merren akoma parasysh dhe te beni lajme te tilla per nje person qe eshte non grata dhe i kane dale te gjitha te palarat qe u ka bere shqiptareve.

    1. Saje Qorri- mos harroni, Berisha qe nder te paret qe e nxorri ne drite. Hajduti jua din gjynahet hajduteve !

  2. Saje Qorri- mos harroni, Berisha qe nder te paret qe e nxorri ne drite. Hajduti jua din gjynahet hajduteve !

    1. O klajdi sufllaqa : Ne kohen e qoftelargut u vodh ,por edhe su vodh ,po po ben plot 9 vjet qe Edvin palloshi bashke me ndrikullat e tij po e zhvasin pasurin publike me PPP e famshme dhe me kompanite fantazma qe jane mbrapa tyre ! E harruat mjekesine falas kur ne po paguajme 5 fishin e asaj qe paguhej 10 vjet me pare,1 km autostrade po kushton $ 1000000- $ 20000000 !

  3. Saliu e ka me amerikanet se ka inat qe ia plasen ne fytyre qe eshte kriminel dhe i korruptuar dhe tani ca nuk thote per to

  4. Se kuptoj sesi vazhdon ky berisha te jape mendime e te flase per politike. Shko o non grada bashke me partine tende te rrenuar , shkoni luani letra

  5. Po ik o Berishe se te ishte per ty Butrinti do ishte shkatrruar me kohe po mos fol shume e lere Ramen te beje ate qe ben me se miri,te investoje dhe te beje projekte qe njihen nga shume vende jashte

  6. po ca ke ber tjeter ti o berish n nkohen tate pervecse e ke vjedhur shqiperine dhe i ke lene te gjitha pasurite tona kulurore qe te shkaterrohen.

  7. nuk ke goj te flasesh ti o berish sepse je njeriu me ordiner qe ka shqiperia.Ti vetem ke vjedh ,ke mashtruar dhe ke vrare nuk je personi i duhur per te folur se cfare ben gabim rama ose cfar duhet bere ose jo ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *