• |
ide | kryesore

Bilanci ditor, vetëm 17 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 623 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 13 qytetarë në Tiranë, 3 në Gramsh, Vlorë.

Kurse, aktualisht janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Maj 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 623

Testime totale 1,823,510
Raste pozitive 275,881
Raste të shëruara 272,162
Raste Aktive 222
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Fier 15
Korçë 13
Gjirokastër 11
Shkodër 11
Vlorë 9
Elbasan 9
Lezhë 6
Durrës 2
Dibër 2
Berat 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *