• |
ide | kryesore

Butrinti, Ministrja Margariti: Do të shtohen shërbimet dhe të ardhurat/ Majko: Po vendimi i 2002?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa në Kuvend diskutohet marrëveshja për parkun e Butrintit për administrimin e nënzonave kulturore dhe peizazhit kulturor nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shpalosur projektligjin i cili sipas saj siguron shtimin e shërbimeve në park. Po ashtu sipas ministres, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje arrihet optimizimi i të ardhurave që gjeneron Butrinti.

‘Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret. Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër viztorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet. Mirë administrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë,. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor.’- tha Margariti.

 

Ndërkohë i vetmi deputet në radhët e mazhorancës që ka kritikuar marrëveshjen ka qenë ai që së fundmi ka marrë mandatin, Pandeli Majko. Në fjalën e tij Majko thotë se plani i menaxhimit nga ndërkombëtarët është bazuar në marrëveshjen e 2002 ndërsa marrëveshja që qeveria propozon është e mbështetur tek një vendim i marrë para dy muajsh, i cili sipas Majkos ndryshon kufijtë e disa zonave në park.

“E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave. Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh. Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë… Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë. Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.



6 Comments

  1. Bravo Majko. E dija qe nje dite Majko do zgjohet kur preken interesat kombetare. Dhe asnje nga ai grupi prej 51 socialisteve qe votuan pro serbeve dhe kudner gjenocidit serb, nuk eshte jo me patriot, por as me pro-amerikan se sa Majko. Por ama, kur eshte ne pyetje, Butrinti, nuk duhet ta amnistojme askned, qofte shqiptar Shqiperie, Qofte nga Kosova, apo shtetas amerikan. Per Butrintin ka reaguar edhe shtetasi amerikan, arbereshi Dioguardi dhe i ka derguar leter kryeparlamentares, dhe i ka sqaru qe as ne Amerike, sipas ligjit, nuk do lejohej nje kamuflazh i tille, sic po pergatitet me Butrintin. Te mbrohet Butrinti, Te mbrohet Vjosa. te ndalohet shitja e detit. Keshtu qe Z.Majko ka shume nevoje edhe per kontributin tend.Cdo deklarate e bile edh enje koment i thjeshte ketu,e shte kontribut(por kontributi me i madh do ishte te merrje ne dore drejtimin e PS dhe te varrosje frymen pro serbe qe po krijon Rama)
    Jam i sigurte qe se shpejti do reagosh edhe per Open Ballkan

  2. VIDHNI , VIDHNI E MOS U NGOPSHI .
    NJE DITE EDHE JU HAJDUT DO KALONI NE SATER .
    HAK PA MARRE E GJAK PA LARE NUK KA

    1. I qenka sheruar goja Majkos?
      Kishte shume kohe qe s’fliste dot se kishte dhimbje te gojes.
      E ka kuptuar se gojorja ne ekstrem te le me pasoja.
      Majko mbetet nje nga zvarraniket me afatgjate te rilindjes.
      Te fala nga Helidoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *