• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Polici që vrau kolegun kishte vetëm 1 vit e gjysmë në detyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ludian Zaimi, efektivi i policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte futur në radhët e uniformave blu.

Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se viktima Çaush Saliasi, kishte mbi 20 vite në polici. Mësohet se para shkrepjes së armës ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.

Autori ka qëlluar mbi 6 herë ndaj kolegut duke bërë që ai të ndërrojë jetë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.20 të së hënës.

Uniformat blu dhanë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe se hetimet po i kryen Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ndodhet në vendngjarje.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Paska qene polic rilindas nga keta te fundit. Pergjithesisht jane te palexuar (edhe pse me ndonje diplome fallco ose me 5), drogaxhinj dhe hajdute

  2. Sakte fare, policia eshte mbushur me mallista te rinje, zara te bandave qe kane hy ne polici per te be ndonje lek te shpejt me naçut e fort.

  3. Po te behej vetingu ne polici siç duhet qe mesa duket nuk duan ta bejne, do ngelej as 5% e ketyre qe ka hy nga 2013 e ketej.

  4. Jo po maloket e Saliut, jo po verioret jane kafshe, jo po shpellaret. Ja, shif e shkruaj se cfare bejne te kulturuarit jugore te rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *