• |
ide | kryesore

Doja Cat anulon festivalin e saj, shkak gjendja shëndetësore

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Doja Cat ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë për fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Twitter, Doja njoftoi se ajo do të anulojë festivalin e saj pasi do të bëjë operacion bajamet.

“Ckemi djema. Doja që ju ta dëgjonit fillimisht nga unë”, shkroi këngëtarja e “Woman”.“Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajamet e mia sa më shpejt. Rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes, Kjo do të thotë që duhet të anuloj festivalin tim këtë verë si dhe pjesëmarrjen në turneun e The Weeknd.Ndihem keq për këtë, por mezi pres që të shërohem dhe t’i rikthehem muzikës si dhe të krijojë një përvojë për të gjithë ju,” përfundoi ajo.

Lajmi nuk ishte krejtësisht i papritur. Të enjten, këngëtarja shkroi në Twitter se doktori i saj kishte gjetur një “absces” në bajamet e saj.
Artistja vazhdoi të zbulonte se kishte marrë disa antibioti për një infeksion të fytit përpara Billboard Music Awards 2022 më 15 maj – megjithatë rrëfeu se “harroi që po i merrja ato dhe më pas piva verë dhe piva duhan gjatë gjithë ditës dhe më pas gjendja mu përkeqësua në bajamet, kështu që ata duhej të më operonin.”

“Do e lë duhanin për një kohë dhe shpresoj të mos e dëshiroj më pas kësaj”, vazhdoi ajo të enjten në Twitter, duke shtuar se, “kam shumë frikë të këndoj pasi fyti më dhemb shumë. Kam qarë me orë të tëra, nuk ia vlen.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *