• |
ide | kryesore

E RENDE/ Polici plagos kolegun e tij në Komisariatin 3 të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Brenda në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet, një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

Gjithçka ndodhi në ambientet e komisariatit. Burimet bëjnë me dije se një polic i identifikuar me inicialet L. Z ka plagosur me armë kolegun e tij, ky i fundit i identifikuar si C. S. 

Efektivi i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë ndërsa kolegu i tij është ndaluar deri në sqarimin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *