• |
ide | kryesore

FOTO/ Pioli e bën titullin tatuazh: tekniku i Milanit në delir

-Instant, Sport



Një kampionat i pashlyeshëm! Jo vetëm në memorie. Stefano Pioli, i sapo kurorëzuar kampion i Italisë, ka vendosur ta përjetësojë në një tatuazh stemën tringjyrëshe me numrin 19. Trajneri i Milanit, duke patur parasysh festën e pasdites, vizitoi Spektrum Tattoo dhe, në krahun e tij të majtë, vizatoi simbolin e fitores. Më pas trajneri u nis për në Casa Milan për paradën e triumfit.

Pasi i grabitën medaljen e kampionit, në vërshimin e tifozëve pas fitores me Sassuolon, tekniku e ka bërë titullin tashmë të paprekshëm nga askush: “Kush thoshte se ishim më të fortë pa tifozët, nuk kuptonte asgjë”: me këto fjalë Pioli ka nisur festën e Milanit, duke karikuar tifozët që kishin mbushur sheshin e selisë së klubit. Mes koreve (mes të cilëve tani i famshmi “Pioli is on fire”), parrullave e tymueseve, mijëra persona kanë festuar për Milan e trajnerin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *