• |
ide | kryesore

Halsey akuzon shtëpinë diskografike: Nuk më lejojnë të publikojë këngë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Halsey ska folur së fundmi rreth moslejimit të publikimit të një kënge të re.

Përmes Tiktok, këngëtarja ka postuar një video, ku mesa duket shfaqet kënga e re në fjalë, dhe ka thënë: “Në thelb kam një këngë  që dua ta publikoj sa më shpejt, por shtëpia ime diskografike nuk më lejon.

“Unë kam qenë në këtë industri për 8 vjet dhe kam shitur mbi 165 milionë disqe. Dhe kompania ime diskografike thotë se nuk mund ta publikoj nëse unë nuk bëhem virale në TikTok,” shkroi Halsey . “Gjithçka është marketing, dhe ata po ia bëjnë këtë çdo artisti këto ditë.Unë thjesht dua të bëjë muzikë. Jam e lodhur”.

Shumë fansa mendonin se postimi i saj ishte, në vetvete, ndoshta një gënjeshtër dhe e akuzuan për marketing.

Duke iu drejtuar këtyre kritikave dhe teorive, Halsey shkroi në Twitter: “Kam parë punët e mia duke shkuar  në turne dhe duke u kujdesur për fëmijën tim. Katër albume. Jam shumë e zënë për të bërë dicka të tillë”.Ajomë vonë shtoi, “Klipi muzikor ka përfunduar tashmë.”

Është e paqartë nëse ose kur muzika e re e artistes do të publikohet zyrtarisht./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *