• |
ide | kryesore

Lukashenko akuza Perëndimit: Po përpiqen të shpërbëjnë Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Lukashenko e përdori konferencën e përbashkët me Vladimir Putinin në Rusi për të ngritur shqetësime mbi ato që ai i përshkroi si përpjekjet e Perëndimit për të “shpërbërë” Ukrainën, duke akuzuar Poloninë se po përpiqet të pushtojë rajonin perëndimor të vendit, shkruan BBC.

Ai gjithashtu tha se Kievi do t’i duhej të kërkonte ndihmë – nga Bjellorusia dhe Rusia për të parandaluar diçka të tillë.

Udhëheqësi bjellorus nuk dha asnjë provë për deklaratat e tij.

Putini, nga ana tjetër, u përqëndrua në ofertën e Rusisë për të detyruar kompanitë e huaja të paguajnë në rubla, duke thënë se kjo do të forconte monedhën e vendit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *