• |
ide | kryesore

Mësimi nga takimi “miqësor” Dendias-Xhaçka: Greqia na kërcënon edhe në mes të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias kërcënoi fort vendin tonë kur në takimin me homologen e tij, Olta Xhaçka, iu përgjigj ashpër kërkesës së ministres shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë.” – u shpreh Dendias, kur ministrja Olta Xhaçka përmendi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

Por pse shkoi situata kaq larg? A e mori Dendias interesimin e Xhaçkës si provokim?

Ishte ministrja shqiptare ajo që në konferencën e përbashkët për shtyp, shfrytëzoi 40 sekondat e fundit të fjalës së saj për të përmendur abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Por, teksa u shpreh dakord për kërkesën e Tiranës për abrogimin e ligjit të luftës, ministri i jashtëm grek, Dendias ishte i prerë në qëndrimin për pronat e çamëve. Ai foli për një çështje që nuk ekziston madje kërcënoi duke thënë se nëse vijohet më tej, mund të ketë pasoja, duke përmendur rrugën europiane të Shqipërisë.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias.

Kjo deklaratë vlen si kujtesë se pas buzëqeshjeve, shtrëngimeve të duarve dhe qëndrimeve për partneritet, Greqia nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimet e saj kundrejt komunitetit shqiptar atje. Dhe jo vetëm kaq, grekët ndihen komodë të kërcënojnë në mes të Tiranës në mënyrën më të ashpër se nëse Greqia provokohet, përgjigja do të jetë disproporcionale.. ©LAPSI.AL 



24 Comments

  1. Do vij dita që greku do japi si çeço jo vetëm Çamërinë por edhe toka të tjera shqiptare… Juve grekët dhe serbët bashkë, jane dy shtetet më qaramane, degjenarata, ngatërrestare, luftënxitëse e kriminale në Ballkan…. Bëni qejf edhe pak e do ta merrni vesh si qëndrojnë punët.

    1. PO PERSE I BIEN LARG E LARG NJE PROBLEMI MADHOR.KJO DUKET SIKUR PO E TESTON GREKUN.KA INSTITUCIONE NDERKPMBETARE APO JO?

  2. KA NGELE VETEM TE NA QINE NE BYTHE KETO PEDERASTET E GREQISE.
    JO VETEM ÇAMERIA QE PO E PO POR TE GJITHA TOKAT SHQIPTARE NE GREQI DUHET TE JENE PRIORITET I ÇDO QEVERIE . JO NENSHTRIMIT PER PUSHTET

    1. Ka 30 vjet qe politikanet tone gjoja i kerkojne grekut te heqe ligjin e vjeteruar te luftes me Shqiperine dhe ata terhiqe e mos e keput marin det nga ne i shfrytezojne si skllever shqiptaret e taksat i u a mbajne por nuk u japin sherbime,paguajne sigurime e nuk marrin pensione Keta toner lesho ketu e lesho atje sepse mos greku na pengon per ne BE apo mos na sulmoje Kur vjen muhabeti pse nuk investojme ne armatimin e ushtrise pergjigja e qeveritarevet eshte se kemi Naton qe na mbron Pse atehere kini frike nga ligji i luftes 1997 kur ne na rane breket ne fund te kembeve Grekut nuk i a mbajti b… te na pushtonte jugun e enderuar Harojeni ligjin e luftes bile harojeni edhe Bashkimin evropian se sic duken groshet nuk ka per tu bere edhe per nja 30 vjet te tjere shikoni te permiresoni jeten e vendin duke ruajtur te pakten aq sa na ka mbetur

  3. Do na pengoni per te hyre ne europe nese kerkojme Çamerine ?
    Na jepni ate qe eshte e jona , Çamerine dhe nuk e duam europen .

    1. Çamërinë the?! Të gjitha tokat shqiptare, të gjitha!!Edhe mirë e the, as më plas e as më rruhet për Evropën … Nuk më harrohet kur isha në Athinë në 1993 me shkollën dhe u lemerita nga pornografia e rëndë (orgji) që tregtohej tek kioskat në rrugë, hapur fare… Degjenaratat!!

  4. KOSOVA DHE ÇAMERIA JANE KRAHET E SHQIPONJES DHE PA TO NUK FLUTUROHET .
    PA KOSOVE E ÇAMERI NUK KA SHQIPERI .

    1. Jam shumë dakort me 15:18
      Sa herë që shkoj greqi,mal të zi ,maqedoni
      I mallkoj ata që i ndanë tokat shqiptare u djegshin në xhehnem .
      I kam shkrujte me të vogël se janë bërë të mëdhenj duke grabitur.
      Për çfarë e çojnë çështjen në Hagë kur kjo çështje ka qenë e zgjidhur . Pa tu bësh këtyre politikanëve tanë hajdutë që për bythen e vet bëjnë marrveshje me të mallkuarit.

  5. Po Çani dhe Çurri qe na jane bere si Sina me Suten ça mendimi kane . Se na rruajne karin çdo te premte me histori pederastesh e laramanesh .

  6. Xhaxhka!!!! Hapu dhe te futemi! Gjithe ata diplomate kariere qe ka nxjerr ky vend, ka ngelur tek xhaxhka te beje politiken e jashtem!!!

    Shtet barbon. Mire ja bon greku.

      1. Eh mer djema, ju ka ngel sahati tek Saliu!

        A e hoqet me vote? A zgjodhet kete barbonin e gjate, te iluminuarin e pellazgeve? A rilindet?!

        Atehere, mos ma ngisni Saliun. 😛

        1. O Ti VK saliu yt esht nje kryevampir dhe ti je nje cope injranti nje moster nje kokerr legeni qe i del ne mbrojtje nje kryvampiri

      2. ASHTU ESHTE POR ATE QE FALI DETIN, RAMA E KA CUAR NE OKB QE TE RREGULLOJE BIOGRAFINE, PER TE MOS THENE PER NDONJE PISLLEK TJETER NGADO QE SHKON SI SPIUN E 2 FISHTE FERIT HOXHA

  7. Konference shtypi me qesharake nuk kisha pare. Veeret mendoni se Athina dhe Tirana po bidedojne per Camerine apo Ligjin e Luftes?!

    Po te qe e vertete Dendias nuk do te jepte pergjigjen qe dha, te cilen e njohim dhe e kemi marre 32 vjet me rradhe.

    Dendias takoi se pari shefin e OMONIA-s per te pare nga afer problemet e pakices greke me pronat e tokat ne bregdet, cka sigurisht e ka shtruar me Xhacken e Ramen.

    Po keshtu, prej fillimit te Qeverise Rama’3, Greqia ka shtruar ceshtjen e Marreveshjes per Detin dhe kufijte detare, madje duke paralajmeruar se kjo duhet mbyllur brenda ketij viti.
    Lufta ne Ukraine dhe shkeputja e Europes nga gazi rus, si dhe nevoja per nafte, ka bere qe kompanite e medha amerikane e britanike te intensifikojne studimet e shpimet ne Mesdhe dhe ujerat tona. Per shfytezimin e tyre jane ata qe nxitojne per percaktimin e kufijve detare Shqiperi-Greqi.

    Sa per toka shqiptare te marra nje shekull me pare nga vendet fqinje, ju lutem, te mos shohim enderra me sy hapur, se Xhacka mund t’i jape vellait prona ne jug, brenda kufirit, por as qe pyet per me tej.

  8. ÇESHTJA E PRONAVE SHQIPTARE NE GREQI ESHTE ÇESHTJE REALE LIGJORE.

    Pengesat Greke per Itinerarin e Shqiperise per Europe jane antiligjore.

    1. A ka me robqire se komunistet shqiptare dhe robqirat familkare qe pronat ne albani jane bere si leshi i dreqit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *