• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta krijuesi i ‘Star Wars’

-Instant, Paparazzi, Slider



Colin Cantwell, njeriu që projektoi anijen kozmike në filmat “Star Wars”, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjecare.

Hollywood Reporter raportoi të dielën se Sierra Dall, partnerja e Cantwell, konfirmoi se ai vdiq në shtëpinë e tij në Kolorado të shtunën.

Cantwell projektoi prototipet për X-wing Starfighter, TIE fighter  dhe Death Star.Ai gjithashtu ka punuar në filma duke përfshirë “2001:A Space Odyssey,” “Close Encounters of the Third Kind” and “WarGames.”

Cantwell ka lindur në San Francisko në vitin 1932. Përpara se të punonte në filmat e Hollivudit,ai ndoqi Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, ku mori një diplomë për animacion. Në vitet 1960  punoi në Laboratorin Jet Propulsion dhe NASA në programe edukative rreth fluturimeve. Regjisori punoi me NASA-n për  përditësimet gjatë uljes në hënë të vitit 1969./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *