• |
ide | kryesore

Ndërron jetë polici i plagosur nga kolegu i tij në Komisariatin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Brenda në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Mesohet se pas plagëve të marra dhe me gjithë dërgimin në spital, efektivi nuk ka mundur të mbijetojë.

Burimet thanë se viktima është Çaush Saliasi, polic i patrullës së Përgjithshme ndërsa autori është Ludian Zaimi.

Ky i fundit është ndaluar nga kolegët e tij.

Në komisariatin 3 ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano dhe krerët e tjerë të uniformave blu.

NJOFTIMI

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *