• |
ide | kryesore

Një guralec nisi sherrin në Spezia, u përfshinë tifozë të Marsejë: goditet me shkop Koulibaly, gati rrahin Mottan

-Instant, Sport



Seria A 2021/2022 përfundoi në mënyrën më të keqe. Ngjarjet e turpshme në Spezia, në fakt, lanë një shije të keqe në kampionatin italian pas dy viteve të vështira për shkak të kufizimeve të Covid. Me stadiumet më në fund të hapura në 100%, në “Picco” pati një skenë që vërtet nuk duhej. Një ditë pas ngjarjes, është bërë rikonstruksioni i fakteve që ka treguar se gjithcka nisi nga një gurë i hedhur ndaj një furgoni të vogël, që transportonte ultrasit e Napolit. Fjala u përhap me shpejtësi dhe tifozët e të kaltërve u futën në stadium me dëshirën për “hakmarrje”.

Sapo hynë në impiantin ligur, klima ishte e rënduar dhe goli i Politanos pas dhjetë minutash i dha shkas lëshimit të bombave tymuese, lazerave, pishtarëve dhe objekteve të ndryshme drejt sektorit të mbështetësve napoletan, vërtet shumë afër atyre të Spezias. Si të mos mjaftonte kjo, thuhet se nuk kanë munguar edhe tifozët e Marsejës, të cilët kanë mbërritur për të shtuar tensionin. Në këtë moment ka nisur reagimi i miqve, me disa persona që kanë arritur të futen në fushë. Në atë moment nisën përleshjet, ku u përfshinë edhe disa lojtarë si Koulibaly, Ghoulam, Juan Jesus pavarësisht se ky i fundit u përpoq të rivendoste qetësinë. Në veçanti, senegalezi u godit nga një shkop në kaosin e përgjithshëm. Ndërhynë edhe Spalletti dhe Thiago Motta, ku ky i fundit rrezikoi të rrihej nga vetë tifozët e tij.

Vetëm atëherë policia doli me vendosmëri në vendngjarje, duke përdorur rrugën e forcës. Por kaluan më shumë se dhjetë minuta nga ndalimi i lojës dhe në këtë pikë u duk qartë se dora e gjyqtarit sportiv do të jetë e ashpër me të dyja klubet.

Krahas gjobave shumë të larta, ekziston edhe frika e masave më të rënda si mbyllja e disa sektorëve të stadiumeve të Spezias dhe Napolit, nëse jo të gjithë stadiumit, për sezonin e ardhshëm. Por edhe “protagonistët” individualë janë në rrezik të madh, pasi me shumë gjasa shumë do të jenë identifikuar nga kamerat e ndryshme dhe biletat e emëruara. Frika e futbollit kombëtar, megjithatë, është se skena të tjera të ngjashme do të përsëriten në të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *