• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I riu i cili aksidentoi 51-vjeçarin në bypassin e Fierit është vënë në pranga ditën e sotme. Nga njoftimi i policisë mësohet se është arrestuar 19-vjeçari E. S. pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin B. B. I riu akuzohet për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *