• |
ide | kryesore

Plagosja në kombinat/ Policia jep detaje për ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 20:45 të së hënës është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat.

Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *