• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Durrës, përfundon në spital 34-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës. Policia e qytetit bregdetar njofton se një 40-vjeçar me inicialet A.Ç. ka plagosur me thikë një 34-vjeçar. Ngjarja ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *