• |
ide | kryesore

Polemikat e Eurovision vijojnë, flet Klaudia Pepa: Ndihem e zhgënjyer

-Instant, Paparazzi, Slider



Përveç këngës edhe keorografia e SAhqipërisë në Eurovision nuk kaloi pa u gjykuar. Polemikat mbi performancën ishin të shumta, duke e cilësuar provokuese dhe jashtë formatit.

Pas Ronelës edhe Klaudia Pepa ka rrëfyer të pathënat e saj.

“Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”

Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.

E pyetur se pse u zgjodh pikërisht ajo koreografi, balerinës u përgjigj se kjo ka qenë kërkesë e Ronelës.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – u shpreh Klaudia.

Ndërsa si përgjigje ndaj kritikave dhe sulmeve të shumta online ajo tha: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.

Klaudia ka folur dhe për zhgënjimin që ndjeu nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha Klaudia.



2 Comments

  1. Klaudia,je larguar heret nga Shqiperia,dhe nuk i ke mesuar disa thenie popullore,si :Mut i ati,e mut i biri,mut ai qe …..Pra i gjithe grupi,qenka drejtuar,prej kapriciozes Ronel,qe jo vetem nuk njeh ligjet me elementare te “KENGES”,per te cilen behen edhe festivalet cdo fund viti.E kesaj i shton edhe disa levizje teper arrogante,dhe aspak elegante,sic e kerkon “Kenga”,por edhe performancen e balerines-dhe grupit,e kerkon edhe me arrogante,sic eshte edhe vete,ne paraqitje,fizik dhe komunikim…..Poooor TI,qe si balerine,kudo ne daljet neper skenat italiane,paraqitesh teper elegante,fine dhe e persosur,deri ne mbrekulli,si munde te pranosh,nje shemti te tille,te pakten ne balet.Duhej t’a kishe rrefuzuar,nese vertete paska qene ,kerkesa e te ” cmendures”muzikantes gjithe perfshirese,kenge-tekst,interpretim,balet,deri ne koreografi,qe i nakatosi,alla vetem shkodrance jo,duke na dhene nje Pacavure”sic shprehet nje artist i vecante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *